Izraeli do të ndërtojë impiantin 5.5 miliardë dollarë për të furnizuar me ujë të pijshëm Arizonën në SHBA

IDE Technologies u themelua në vitet 1960 për të transformuar oqeanet e botës në ujë të pastër të përballueshëm.


Një kompani izraelite do të ndërtojë një fabrikë dekripëzimi prej 5.5 miliardë dollarësh në Meksikë, për të furnizuar shtetin amerikan të Arizonës me ujë të pijshëm.

IDE Technologies paraqiti fillimisht planin tek Autoriteti Financiar i Infrastrukturës Ujore (WIFA) të bordit të Arizonës në dhjetor, duke synuar të zëvendësojë ose plotësojë furnizimin në rënie të ujit të lumit Kolorado. Ajo ka nevojë për angazhimin e blerjes nga autoritetet e shtetit përpara se të mund të ecë zyrtarisht përpara me projektin.

Fabrika do të ndërtohet në Puerto Penasco, një qytet në shtetin Sonora të Meksikës veriore dhe uji nga Deti i Cortez do t’i shitet Arizonës sapo të përfundojnë operacionet në vitin 2027.

Në dorëzimin e tij për WIFA, ajo tha se projekti do të furnizonte gjithashtu me ujë Sonora, Meksikë.

Impianti i shkripëzimit do të lidhet me një objekt të shpërndarjes së ujit dhe rezervuar në Arizona përmes një serie pompash dhe tubash 1000 ft të gjatë. Ai do të nxjerrë ujë nga deti i Kortezit, do ta shkripëzuar atë dhe do t’i sigurojë Arizonës deri në një miliardë metra kub në vit.

Firma qëndron pas rreth 400 impianteve të shkripëzimit në më shumë se 40 vende, duke përfshirë objektet e Izraelit në Hadera, Ashkelon dhe Sorek.

IDE së fundmi iu dha një kontratë për të ndërtuar fabrikën e parë të shkripëzimit në Izraelin verior, e cila do të prodhojë 100 milionë metra kub ujë të shkripëzuar në vit.

Në vitin 2020, asaj iu dha kontrata për një tjetër impiant shkripëzimi në Izrael, Sorek 2, i planifikuar për të filluar funksionimin këtë vit.

IDE Technologies u themelua në vitet 1960 për të transformuar oqeanet e botës në ujë të pastër të përballueshëm.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023