Dita e Izraelit, ambasadori i Shqipërisë, Bardhyl Canaj merr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Rivlin

Pritja u organizua në “Shtëpinë e Presidentit” në Jerusalem. Të pranishëm ishin të gjithë ambasadorët e akredituar në Izrael.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Presidenti i Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin, me rastin e 71-vjetorit të Pavarësisë.

Pritja u organizua në “Shtëpinë e Presidentit” (Ha’Bait Ha’Nasi) në Jerusalem.

“Me rastin e 71-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Presidenti Reuven Ruvi Rivlin ishte së bashku me ambasadorët dhe komunitetin ndërkombëtar të akredituar në Izrael për të celebruar ‘Ditën e Përkujtimit” (Yom Ha’Zikaron) dhe 71-vjetorin e Izraelit”, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të saj në Twitter.

Të pranishëm ishin të gjithë ambasadorët e akredituar në Izrael.

Foto nga pritja e organizuar.