Xhaçka: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ngjarje historike!

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, përmes një statusi në Facebook, ka përshendetur marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.


Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, përmes një statusi në Facebook, ka përshendetur marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

Postimi i plotë

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit ????? është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?? për të gjithë mbështetjen!

Marrëveshja është nënshkruar në një ceremoni zyrtare nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.