Hamasi është organizatë terroriste sipas SHBA dhe BE

Hamas është organizatë terroriste sipas 27 shteteve demokratike anëtare në Unionin Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shumicës së vendeve demokratike nē botë.


Nga Avni Dervishi

1. Hamas është organizatë terroriste sipas 27 shteteve demokratike anëtare në Unionin Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shumicës së vendeve demokratike nē botë.

2. Hamas në programin e tyre nuk e njohin egzistencën e shtetit të Izraelit, e poashtu në programin e tyre dëshirojnë ta zhdukin totalisht Izraelin si shtet e edhe popullin hebre.

3. Hamas, sikur të kishte menduar më shumë për popullin palestinez që jeton në Gaza, nuk do të ishin vendosur në mes të banesave ku jeton popullsia civile, por ishin vendosur në kazerma apo ndërtesa të tjera specifike për ta. Prandaj edhe fatkeqsisht po ka viktima nga popullsia civile kur po vetëmbrohen forcat izraelite.

4.Të gjithë ata që akoma mendohen e ende nuk kanë mundur të shkojnē në terren atje e ta shohin realitetin me sytë e tyre, shumica e palestinezēve jetojnë në Bregun Perëndimor (Westbank), JO në Gaza. Gaza udhëhiqet nga Hamas e Bregu Perëndimor nga Fatah.
Jo rrallë pêrfaqësuesit e Fatah dhe Hamas janë vrarë ndërmjet vehte, edhepse të dyja palët janë palestineze.

5. Poashtu krahasimi nga dy anët rreth numrit të viktimave është i gabueshëm. Pse? Sepse, e para shihni çka shkruan sipër, organizata terroriste Hamas fshihet në mes të popullit, e IDF, ushtria izraelite kuptohet se jo, sepse as nuk e bëjnë vetë e as ligji nuk ua lejon. Plus, sistemi Iron Dome që në ajr i shkatrron shumicēn e raketave nga Hamas e organizata tjetêr terroriste Islamic Jihad, êshtë sistem efikas. Mos të kishte egzistu ky sistem modern i shkatrrimit të raketave në ajr, numri i viktimave në territorin e Izraelit do të kishte qenë shumē më i madh. Izraeli po sulmohet dmth nga organizatat terroriste Hamas the Islamic Jihad që operojnë në Gaza. Askush nga Bregu Perëndimor ku jetojnë shumica e palestinezëve nuk po sulmon me raketa.

Prandaj, ju lutem shumë të mos nguten njerëzit më gjeneralizime. Çdo vend e ka detyrim ta mbrojë popullsinë civile. Izraeli po e bēn mu këtë sot. Po e mbron egzistëncën e shtetit të vetë. Po i mbron të gjithë shtetasit e vetë, pa dallim 80% hebrenjë apo 20% arabë, Izraeli po e mbron shtetin e vetë.

 

/ Marrë nga komenti i autorit/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.