OKB: Ekzekutimet e protestuesve nga Irani shkelin ligjet ndërkombëtare

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha se Irani po shkel ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut


Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha të martën se Irani po shkel ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me ekzekutimin e njerëzve që morën pjesë në protesta.

“Përdorimi si armë i procedurave kriminale për të ndëshkuar njerëzit për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore, si pjesëmarrja në protesta ose organizimi i tyre, përbën vrasje të miratuar nga shteti”, tha përmes një deklarate zoti Turk.

Irani ka ekzekutuar të paktën katër njerëz në lidhje me protestat që filluan në shtator në përgjigje të vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini në një qendër paraburgimi.

Autoritetet e drejtësisë në Iran thanë se katër personat e ekzekutuar ishin dënuar për sulm ndaj anëtarëve të forcave të sigurisë. OKB-ja dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kritikuar gjyqet e shpejta, të mbyllura për publikun.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se kishte marrë informacione se dy ose më shumë ekzekutime pritet të ndodhin së shpejti.

Zoti Turk i bëri thirrje Iranit që menjëherë të ndalë të gjitha ekzekutimet dhe të fillojë reformat serioze të kërkuara nga qytetarët e tij.

“Është në interesin më të mirë të qeverisë dhe popullit të Iranit që pakënaqësitë e protestuesve të merren parasysh, dhe të ndërmerren reformat ligjore dhe politike të nevojshme për respektimin e lirisë së shprehjes dhe grumbullimit, si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në të gjitha aspektet e jetës”, tha ai./ VOA

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.