Vizitë në Jerusalem e institutit shqiptar, thellohet bashkëpunimi shkencor me Izraelin

Një delegacion i ITSHKSH-së i kryesuar nga drejtori dr. Skender Asani, po qëndron këtyre ditëve në Izrael, për të thelluar bashkëpunimin në disa sfera me interes për të ardhmen e Institutit dhe për avancimin e përgjithshëm të njohurive mbi miqësinë tradicionale shqiptaro-hebraike.

Salla e Institutit Shqiptar në Shkup do të quhet “Presidenti Woodrow Wilson”

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, dhe me me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka vendosur që sallën kryesore të mbajtjes së konferencave ta quajë pikërisht me emrin “Presidenti Woodrow Wilson”.

Komunikimi ndërfetar, Dr. Skender Asani viziton Komitetin Amerikano-Hebraik

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, e vizitoi edhe Komitetin Amerikano-Hebraik në Nju-Jork, ku u prit nga drejtori i Marrëdhënieve Ndërreligjioze dhe Ndërgrupore, Rabbi Noam E. Marans.

Jeremy Jones, takim me ITSHKSH në Maqedoni

Jeremy Jones u prit nga drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, Sekretari Shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi, dhe asistenti hulumtues, Mr. Isamet Bakiu.

Hapja e Departamentit të Holokaustit në Shkup, Asani: Bëmë detyrën si shqiptarë

Në prani të përfaqësuesve të lartë vendorë dhe ndërkombëtar në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe.