Bujaria dhe sakrifica shqiptare për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

Nuk ka shembull më të mirë në botë sesa vetsakrifica, kurajo, trimëria, dhe bujaria shqiptare për shpëtimin e hebrejëve gjatë Holokaustit. Me 27 Janar 2020, në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit


Nga Faton Bislimi

Një ndër periudhat më të errëta të historisë moderne të njerëzimit është Holokausti. Përpjekja sistematike Naziste për shfarosjen e popullit hebre la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm për shkak të tragjedinë që bota përjetoi, por edhe për shkak të ngadhnjimit të idesë së lirisë dhe humanizmin përtej cfarëdo ideologjie, race, feje, etnie.

Nuk ka shembull më të mirë në botë sesa vetsakrifica, kurajo, trimëria, dhe bujaria shqiptare për shpëtimin e hebrejëve gjatë Holokaustit. Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj. Secili hebre që ka arritë të futet në Shqipëri është shpëtuar. Kjo, falë edhe angazhimit vetmohues të popullit shqiptar jashtë kufijëve të Shqipërisë, e vecanërsisht shqiptarëve të Kosovës. Pa përkrajen dhe vetsakrificën e shqiptarëve të Kosovës, shumë hebrenj nuk do të arrishin assesi në Shqipëri.

Fatkeqësisht, regjimi komunist shqiptar ka mbajtur të fshehur këtë pjesë kaq të ndritëshme të historisë sonë kombëtare, dhe vetëm në fillim të viteve të 1990-ta, ky rrëfim historik e fisnik bëhet publik pas visitës së parë të zyrtarëve amerikanë – Kongresistëve Joe DioGuardi dhe Tom Lantos, në Shqipëri pas afro gjysëm shekulli të marrëdhënieve të ngrira në mes SHBA-ve e Shqipërisë.

Me 27 Janar 2020, në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, dhe unë ndihem jashtëzakonisht i nderuar që libri im i rradhës, në versionin origjinal në anglisht, botuar në edicion ndërkombëtar këtu në SHBA, do të përurohet në kuadër të kësaj ngjarjeje historike në OKB. Rrëfimi unik për shpëtimin e hebrejëve nga shqiptarët gjatë Holokaustit është mësimi më i mire dhe më domethënës që një popull fisnik, bujar, e paqedashës si shqiptarët, i ka dhënë botës.

Ne, që i mbijetuam shkujve të okupimit të huaj, e vecanërisht projektit gjenocidial shfarosës të Serbisë së Millosheviqit, u jemi mirënjohës përjetësisht të gjithë miqëve që na ndihmuan për të arritur lirinë dhe pavarësinë tone. Ndihma e tyre nuk ka qenë e rastësishme e as e paarsyeshme. Ndihma që ne kemi marrë në fund të shekullit XX, mund të llogaritet edhe si përgjigje ndaj vetsakrificës që ne i kemi dhënë botës një gjysëm shekulli më herët.

Libri së shpejti do të mund të blihet në Amazon dhe në të gjithë libraritë kryesore në SHBA e Kanada si Barnes&Noble, Chapters, Indigo, etj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.