Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët, konferencë ndërkombëtare në SHBA

Në data 20-21 shkurt, 2020, u mbajt në New York, konferenca: “Holokausti në Jugosllavi dhe në Ballkan”, ku një vëmendje të veçantë iu kushtua shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët. Kumtesa mbajtën Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit. Gazmend Kapllani, që drejton Katedrën e parë të Studimeve Shqiptare, në DePaul University,  dhe Teuta Skenderi, studiuese e pavarur dhe përkthyese.


Në data 20-21 shkurt, 2020, u mbajt në New York, një konferencë me titullin: “Holokausti në Jugosllavi dhe në Ballkan”, ku një vëmendje të veçantë iu kushtua shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët.
Konferenca e mbajtur në “Deutsches Haus”, departamentit të gjuhës dhe studimeve gjermanike, në Columbia University u sponsorizua nga Instituti Harriman dhe Qendra për Holokaustin Kupferberg.

Programi filloi të enjten, me shfaqjen e filmit dokumentar Besa: Shpëtimi në Shqipëri, i realizuar në vitin 2009. Aty paraqiten një numër hebrenjsh që mbijetuan në Shqipëri dhe tregojnë për fisnikërinë e shqiptarëve që rrezikuan jetën e tyre për t’i shpëtuar.

Një seancë me pyetje dhe përgjigje për filmin u mbajt me regjizorin Dardan Islami, Imamin e njohur Tahir Kukaj, nga Qendra Kulturore Islamike në Staten Island si dhe nga Rabija Kara Tav.
Tanya Domi, që ishte ideatorja dhe realizuesja e projektit të konferencës shërbeu si moderator për këtë panel.

Të nesërmen në mëngjez, paneli i parë pati në vëmendje fatin e hebrejve në Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Profesoresha nga Universiteti Shtetëror në Georgia, Jelena Subotic, nga Serbia, paraqiti librin e saj të fundit, “Ylli i Verdhë, Ylli i Kuq”, që flet për zhvillimet e Holokaustit në Jugosllavi dhe kujtesës historike pas komunizmit.

Libri u diskutua nga Miriam Schulz, që po bën doktoratën në Columbia University, kurse si moderatore shërbeu Laura Cohen, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Holokaustit Kupferberg.

Paneli i dytë Mrekullia e Haggadahasë së Sarajevës, pati në podium studjuesen Aleksandra Buncic, që nga Qendra e Studimeve Hebreje në Harvard University, studiuesin të lindur në Bosnje, Hikmet Karcic, autor i librit: Dervish M. Korkut: Një biografi: Shpëtuesi i Haggadahasë së Sarajevës dhe Alexander Korb, që jep mësim në Leicester University. Si moderator shërbeu Tanya Domi.
Pjesa më me interes për lexuesin tonë ishte ajo përfundimtare që i kushtohej shpëtimit të hebrejve nga shqiptarët.

Për këtë temë kishte udhëtuar nga Shqipëria, Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit. Gazmend Kapllani, që drejton Katedrën e parë të Studimeve Shqiptare, në DePaul University,  dhe Teuta Skenderi, studiuese e pavarur dhe përkthyese.

Në këtë panel foli edhe Tanya Domi, nga Harriman Institute. Laura Cohen ishte moderatore.
Shpëtimi i hebrejve në kohën kur miliona prej tyre u masakruan pa mëshirë në mbarë Europën, është një akt fisnik që i bën sot krenarë shqiptarët. Mirëpo, akti i shpëtimi mbeti çuditërisht i panjohur deri në rrëzimin e komunizmit. Gjatë periudhës së gjatë gati gjysëmshekullore shumica e dokumenteve që gjurmojnë shpëtimin humbën. Shumë nga shpëtuesit dhe të shpëtuarit u plakën e vdiqën.
Gjurmimi dhe dokumentimi filloi nga disa hebrej që kishin mbijetuar në Shqipëri si dhe të interesuar të tjerë. Akti i parë i zbulimit ishte momenti kur presidenti i fundit komunist Ramiz Alia pranoi t’i jepte dosjen e plotë për hebrejtë që mbante regjimi komunist, kongresistit amerikan Tom Lantos që ishte nga të parët që vizitoi Shqipërinë që po ndryshonte në vitin 1990, në shoqërinë e ish-kolegut të tij, Joseph DioGuardi.

Më vonë, libra e projekte nga Harvey Sarner dhe Norman H. Gershman, muzeu Yad Vashem në Izrael, shoqatat e miqësisë në Shqipëri e Kosovë, etj thelluan dokumentimin dhe nderimin e shpëtimtarëve.
Po shumë më pak është bërë në fushën akademike. Çfarë i shtyu shqiptarët që të bëjnë atë që nuk u bë në pjesën më të madhe të Europës? Cilat ishin burimet morale dhe botëkutpimore në themel të këtij akti? Si funksionuan kanalet e shpëtimit dhe pse u zgjodhën ato? Si pajtohen veprimet individuale me politikat dhe ideologjitë e kohës? Pyetje si këto e shumë të tjera do të tërheqin studjuesit për një kohë të gjatë. Ndonëse për shumë pyetje të tilla shumëkush ka përgjigjet veta, në fushën e akademisë trajtimi duhet të kalojë në sitën e standardeve studimore, mbase në një ndërthruje disiplinash të ndryshme.
Prof Kapllani la përshtypje të thellë në sallë kur tërhoqi vëmendjen te ngjashmëri zakonesh të lashta që nga bota e përshkruar në vargjet e Homerit. Ai lexoi esenë e përgatitur me këtë rast me titullin “Paradoksi i mirësisë” Ardit Bido foli për vizionin e ri në këtë drejtim në punën për mbledhjen e rindërtimin e dokumentacionit si dhe potencialin e arkivave në Shqipëri e bashkëpunimin me institucione të ndryshme. AQSH ka dokumente unike nga jeta ekomunitet hebre përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është një institucion udhëheqës në gjurmimin dhe përshkrimin e dukurisë së mbijetesës së hebrejve në Shqipëri.

Teuta Skënderi plotësoi një dimension shpesh të lënë mënjanë të shpëtimit të hebrejve, gjat Holokaustit, atë në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë. Ajo solli histori familjesh shqiptare, të ilustruara me fotografi të rralla. Për disa nga këto histori ka shkruar në shtypin shqiptar, sidomos për Hasan Xërxën, nga Prizreni.
Tanya Domi foli për punimet ezkistuese në këto tema nga autorë të ndryshëm, duke përmbledhur disa nga gjetjet e tyre e duke argumenuar se pse një hulumtim më i thellë dhe më serioz nevojitet për të hedhur më shumë dritë mbi dukurinë e Besës si dhe mbi aktin e madh të shpëtimit të hebrejve gjatë Holokaustit. (r.a./Illyria)

 

 

Shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët, një konferencë në Columbia University

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.