Joe Biden emëron zv.drejtor të CIA-s hebreun David Cohen

Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar ish-zv/ drejtorin e CIA-s David Cohen të kthehet në të njëjtin rol.

Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar ish-zv/ drejtorin e CIA-s David Cohen të kthehet në të njëjtin rol.

Cohen, 57, i cili është hebre, nuk do të ketë nevojë për konfirmimin e Senatit amerikan për rolin e zv/ drejtorit, të cilin ai e mbajti nën Presidentin e SHBA Barack Obama midis 2015 dhe 2017.

Ndërkohë, Biden ka emëruar Sekretaren e Shëndetësisë të Pensilvanisë, Rachel Levine, e cila është gjithashtu hebreje, për të shërbyer si ndihmës sekretare e Sh.B.A për Shëndetësinë.

Nëse ajo merr të paktën 51 vota në Senatin Amerikan, Levin do të ishte zyrtarja e parë federale transgjinore e konfirmuar nga dhoma e sipërme e kongresit.

Levine, 63 vjeç, ka qenë zyrtari më i lartë shëndetësor i Pensilvanisë që nga viti 2017.