Agim Rexhepi: “Miqtë e Amerikës” urojnë Izraelin dhe Kosovën. U bekua nga SHBA!

Kosova duhet në çdo formë ta respektojë marrëveshjen me Izraelin pavarësisht presioneve “të disa” shteteve mike.


Nga Agim Rexhepi
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Kosova duhet në çdo formë ta respektojë marrëveshjen me Izraelin pavarësisht presioneve “të disa” shteteve mike.

Palestina është mike e Serbisë dhe Rusisë.

Ambasadori i Palestinës në Beograd ka qenë shumë i pacipë për çeshtjen tonë (ne nuk e harrojmë).

Palestina i kërkon Kosovës anulimin e vendimit për Ambasadën në Jerusalem.

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka reaguar sot ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem, raporton agjencia palestineze e lajmeve, Wafa, transmeton Gazeta “Express”.

Sipas këti shkrimi, Palestina i bëri thirrje Kosovës që së pari të mendojë për interesat e saj dhe angazhimin për legjitimitetin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare në mënyrë që të bëhet anëtare e pranuar e bashkësisë ndërkombëtare dhe rendit botëror, raporton mediumi palestinez.

Të hënën u mbajt ceremonia virtuale e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Pas deklaratave, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin.

Kryediplomati izraelit e ka cilësuar historike ditën e hënë, duke e falenderuar SHBA-në për këtë, ndërsa më pas e ka zbuluar një pllakë me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” e uron Izraelin dhe Kosovën për vendosjen e mardhënieve diplomatike dhe e falenderon SHBA për ndërmjetsim.

E pyesim Palestinën dhe shum shtete Islamike ku ishit atëhere kur kishim nevoj për ndihmë e miq (ju nuk e treguat që jeni në anën tonë, përkundrazi ishit në anën e Serbisë, Rusisë…, andaj apelojm tek Institucionet vendimarrëse të Republikës së Kosovës që ta zbatojnë në përpikmëri marrëveshjen.
Ne në çdo formë jemi me Kosovën, SHBA e Izraelin e aleatët e tyre.

Zoti e bekoftë SHBA!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë Izraelin!

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.