Ministri i Jashtëm, Ashkenazi: Shmangia e Taksimit të Dyfishtë sjell investitorë të mëdhenj izraelitë në Shqipëri

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë midis dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në Jeruzalem nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Konventa për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë, të cilën unë nënshkrova sot me Qeverinë e Shqipërisë do të lehtësojë investimet e ndërsjella, përfshirë fushat e energjisë, industrisë dhe turizmit dhe do të forcojë lidhjet ekonomike të Izraelit me Shqipërinë dhe vendet e tjera në Ballkan.

Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt forcimit të ekonomisë izraelite dhe ndërtimit të lidhjeve me vendet e botës.
?????”, shkruan Ministri i Jashtëm i Izraelit në Twitter.

I pranishëm ishte edhe Shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan.