Hamas, organizata terroriste që po mban peng Palestinën

Misioni i Hamas është antisemitik, anti-Izrael, dhe anti-perëndimor. Hamas është qeveria de facto e Rripit të Gazës dhe pretendon të të jetë i plotfuqishëm në Palestinë – Nga Glauk Adama, ekspert i Lindjes së Mesme


Nga Glauk Adama

Hamas është një organizatë terroriste që ështê përcaktuar zyrtarisht nga USA, BE, Australia, Kanadaja, Japonia por jo Rusia dhe Kina. Grupi terrorist i mbêshtetur nga Irani me bazë në Gaza ka sulmuar Izraelin me raketa, ka kërcenuar jetën e civilëve izraelitë dhe e solli rajonin në prag të një konflikti më të gjerrë.

Misioni i Hamas është antisemitik, anti-Izrael, dhe anti-perëndimor. Sulmet me raketa të kësaj jave synojnë të vrasin izraelitë, të mbledhë më shumë palestinezë për tu bashkuar me lëvizjen e tyre dhe të pikturojë Hamasin si mbrojtës të të drejtave palestineze. Hamas ka gjithashtu ambicie territoriale ndaj Izraelit. Ai do të donte të zëvendësonte Izraelin në tërësinë e tij me një shtet të drejtuar nga Vëllazëria Myslimane.

Izraeli nuk ka ambicie territoriale në Gaza. Përkundrazi Izraeli e la atë plotësisht në 2005 për tu qeverisur vetë.

Bazuar ne ideologjinë e tij genocidale Hamasi ka një interes të plotë në përdorimin e bazës së tij në Gaza për konfrontim të përhershëm me Izraelin. Hamas është sunduesi i vetëm i Gazës që nga viti 2007 kur kapi me dhunë kontrollin nga Autoriteti Palestinez dhe e ka përdorur katërmbëdhjetë vitet e fundit për të kontrabanduar armë dhe për të zhvilluar goditje ushtarake.

Izraeli kërkon si çdo komb të parandalojë Hamas që të arrijë qëllimin e tij vdekjeprurës.

A do të qëndronte qetësisht i qetë ndonje vend tjeter në toke teksa dëgjon thirrjet për shkatërimin e Izraelit, rritje të dhunës dhe në çerek shekullin e fundit ky grup terrorist me bazë në Gaza ka kryer më shumë se 80 sulme vetëvrasëse në Izrael duke vrarê rreth 1000 izraelitë. Sigurisht që jo.

Hamas është qeveria de facto e Rripit të Gazës dhe pretendon të jetë në Palestinë dhe në sytë e palestinezëve edhe një ofrues i shërbimeve sociale, i një lëvizje ushtarake, i një fraksioni fetar. Hamas ka shpërndarë armët dhe logjistikën e saj në qendrat e popullsisë civile, duke qenë i vetëdijshëm se Izraelit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të synojë njerëz të “pafajshëm”. Hamas në mënyrë cinike i thotê popullatës civile të qëndrojë e vendosur, të mos reagojë ndaj paralajmërive izraelite për sulmet e mundshme.

Tragjikisht, përsa i përket Hamasit, sa më shumë viktima palestineze, aq më mirë. Hamas i sheh dhe i përdor xhamitë si vende për grumbullimin e armëve. Hamas i përdor shkollat si depo për armët. Hamas përdor spitalet si sinjalizime terroriste. Hamas përpiqet të jetë funksional në lidhje me fallsifikimin e informacionit, nxjerjen në skenë të fotove duke fshehur konteksin e vërtetê të tyre, fryrjen e numrave për viktimat për të krijuar përshtypjen e gabuar se Izraeli po godet njerez të pafajshëm.

Izraeli kërkon dhe synon të godasë terroristët dhe infrastrukturën e tyre, madje ka ndërprerë operacione kur rreziqet për viktimat kanë qenë të mëdha.

Hamasi feston vdekjen, diçka që shumë pak vëzhgues të jashtëm mund ta kuptojnë me të vërtete.

Izraeli feston jetën, diçka që vëzhguesit duhet ta kuptojnë plotësisht.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.