Miratimi i përkufizimit mbi antisemitizmin, Center for Jewish Impact, letër vlerësimi për Universitetin e Vlorës

Robert Singer, Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact) dhe Këshilltar i Lartë i Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, i ka dërguar një letër vlerësimi Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pas miratimit të përkufizimit të punës të IHRA mbi antisemitizmin.

Universiteti “Ismail Qemali” pranon Përkufizimin IHRA mbi Antisemitizmin

Universiteti “Ismail Qemali” i përgjigjet thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për pranimin e përkufizimit mbi antisemitizmin

Këshilli Europian dënon antisemitizmin, Kongresi Botëror i Hebrenjve: Hap i rëndësishëm!

Dënimi është një “hap i rëndësishëm përpara për ta bërë Evropën një vend më të mirë për hebrenjtë”, tha presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Ronald S. Lauder.

Jewish Impact dekoron Kuvendin e Shqipërisë për kontributin ndaj Antisemitizmit

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, priti në një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress. Z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”.

Bashkimi Europian bën thirrje për luftë të integruar kundër antisemitizmit në Evropë

Këshilli i Bashkimit Evropian u bën thirrje vendeve anëtare të miratojnë një seri politikash për të luftuar antisemitizmin në Evropë.

Ruçi letër Sekretarit Pompeo: Çmojmë lart bashkëpunimin me SHBA-të, hebrenjtë dhe Izraelin

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor.

Mike Pompeo: Krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri!

Sekretari Amerikan i Shtetit ka kujtuar me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.

Kreu i Hebrenjve të Shqipërisë, Geront Kureta: Forumi i Antisemitizmit në Tiranë, i pari në Ballkan!

Shqipëria organizoi forumin ballkanik kundër antisemitizmit dhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nisëm në studion e “Ilva Now” televizionin “Euronews Albania” ishte i ftuar Geront Kureta kryetar i komunitetit hebre, i cili tregoi se ishte një ndër forumet e para virtuale ku ai kishte marrë pjesë.

Felicita Jakoel: Hebrenjtë e Shqipërisë janë dëshmitarë se në Shqipëri nuk ka pasur antisemitizëm

Shqipëria organizoi Forumin Ballkanik kundër Anti-semitizmit dhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nisëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania ishte i ftuar Felicita Jakoel, kryetare e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Forumi i Antisemitizmit në Tiranë, Robert Singer falënderon Ambasadën e Shqipërisë në Izrael

Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, në fjalën e tij nënvizoi se “Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që një parlament ka udhëhequr një nismë të tillë, bashkë me një lëvizje globale, për të luftuar anti-Semitizmin. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, për kontributin e saj të madh në organizimin e suksesshëm të këtij eventi historik për Shqipërinë.