Miratimi i përkufizimit mbi antisemitizmin, Center for Jewish Impact, letër vlerësimi për Universitetin e Vlorës

Robert Singer, Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact) dhe Këshilltar i Lartë i Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, i ka dërguar një letër vlerësimi Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pas miratimit të përkufizimit të punës të IHRA mbi antisemitizmin.


Robert Singer, Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact) dhe Këshilltar i Lartë i Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, i ka dërguar një letër vlerësimi Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pas miratimit të përkufizimit të punës të IHRA mbi antisemitizmin.

Ne e përgëzojmë ngrohtësisht Universitetin Ismail Qemali Vlorë për miratimin e përkufizimit të punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA) mbi antisemitizmin, duke u bërë institucioni i parë akademik në vendin me shumicë myslimane që ndërmerr këtë hap.

Ky hap i rëndësishëm pasoi Forumin historik të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit që ne bashkë-sponsorizuam dhe u drejtua nga Parlamenti i Shqipërisë në partneritet me Combat AntiSemitism dhe Agjencia Hebraike për Izraelin.

Robert Singer, Kryetar i Qendrës për Ndikimin Hebre: “Unë do të doja të përgëzoja Universitetin Ismail Qemali Vlore për miratimin e përkufizimit të punës të IHRA mbi antisemitizmin, i cili tregon angazhimin dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për të qëndruar i bashkuar me popullin hebre, në anën e djathtë të historisë. Nuk kam dyshim se do të vendoset si një model që do të imitohet nga institucionet e tjera akademike në rajon, si dhe e gjithë bota. ”, shkruan në postimin e saj në rrjetet sociale, teksa shpërndan edhe linkun e lajmit të publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

We warmly congratulate Universiteti Ismail Qemali Vlorë for adopting the International Holocaust Remembrance Alliance…

Posted by Center for Jewish Impact on Thursday, December 24, 2020

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë është ndër të parët që iu përgjigj kësaj thirrjeje. Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Roland Zisi, njofton se më datë 07.12.2020 Senati Akademik, miratoi unanimisht Përkufizimin e Përdorshëm për Antisemitizmin të Përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit në seancën plenare zhvilluar në Bukuresht në datën 26 maj 2016 sipas të cilit:

“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”. Miratimi i këtij përkufizimi vjen në vazhdën e traditës së mbështetjes dhe rolit të veçantë të qytetit të Vlorës në krijimin e dimensioneve dhe hapsirave për hebrenjtë, duke i mbrojtur dhe strehuar specifikisht gjatë holokaustit, si dhe të parimeve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në edukimin dhe orientimin e brezave të rinj drejt vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe të drejtave të njeriut. Universiteti “Ismail Qemali” e cilëson përdorimin e këtij përkufizimi, si një instrument orientues gjatë veprimtarisë së tij, një hap të rëndësishëm në luftën globale kundër antisemitizmit dhe kërcënimeve ndaj vlerave liberale demokratike.”, shkruan Rektori Zisi.

Universiteti “Ismail Qemali” është institucioni i parë i arsimit të lartë në Shqipëri, i cili renditet në krah të universiteteve ndërkombëtare të 24 vendeve të Europës që kanë adaptuar këtë përkufizim jetësor dhe mirëkuptues, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin në ndëmarrjen dhe rritjen e masave sensiblizuese dhe edukative kundër ekstremizmit të dhunshëm, manifestimit të intolerancës dhe diskriminimit duke përfshirë edhe antisemitizmin.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.