Kompania izraelite BATM Advanced prodhon setin mjekësor diagnostikues të koronavirusit

Një set mjekësor diagnostikues, i shpejtë dhe i saktë për koronavirusin e ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, u zhvillua nga kompania izraelite BATM Advanced. Kompleti është testuar nga laboratorë të shumtë dhe spitale që tani kanë verifikuar aftësinë e tij për të diagnostikuar COVID-19.

Izraeli ka gati pajisjen për të trajtuar pacientët me koronavirus në Kinë

Një pajisje e shpikur nga një mjek izraelit në Spitalin ALYN mund të përdoret në trajtimin e pacientëve me koronavirus në Kinë, sipas shpikësit të saj, Dr. Eliezer Be’eri, shkruan gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post”.

Startapet izraelite thithën mbi 800 milionë dollarë investime në janar 2020

Kompanitë e teknologjisë izraelite, të cilat mblodhën 8.3 miliardë dollarë në 2019, e kanë filluar 2020 duke kërkuar të thyejnë rekordin e vitit të kaluar.

Startapi izraelit Sonovia gjen zgjidhjen për ndalimin e përhapjes së koronavirusit

Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.

Mjeku virtual i lançuar nga “Microsoft Healthcare” u zhvillua në Izrael

Roboti i zhvilluar nga gjiganti i teknologjisë nuk e zëvendëson mjekun ose infermierin, por ka për qëllim që pacientët të marrin më shumë informacione rreth një simptome, çfarë duhet të bëjnë, cili është hapi tjetër. Në Izrael, Microsoft ka seli në Herzliya, Tel Aviv, Haifa dhe Nazareth.

Izraeli, superfuqi botërore në sektorin e mjekësisë dhe farmaceutikës

Investon 4.2% të PBB-së në “kërkim dhe zhvillim” në krahasim me mesataren e OECD prej 2.3%. Rreth 42% e kompanive të shkencave të jetës merren me pajisje mjekësore.

Prodhon ujë të pijshëm nga ajri, kompania izraelite nderohet me medalje në SHBA

Gjeneratori Genny, i prodhuar nga kompania izraelite Watergen, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë e Konsumit Elektronik në Las Vegas të mbajtur pak ditë më parë. Genny është listuar në “100 shpikjet më të mira” të revistës “TIME” të vitit 2019, në “kategorinë e të mirave sociale”.

Mjekët izraelitë zhvillojnë një metodë revolucionare për kancerin e gjëndrave tiroide

Mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Hadassah – Spitali Hadassah në Izrael kanë zhvilluar një metodë të re “revolucionare” që identifikon kancerin e gjëndrave tiroide me një saktësi prej 94%.

Izraeli në Top 10 në Global Innovation Index

Izraeli udhëheq botën në investime në R&D, kërkim të talenteve. Shkëlqen në prodhimin e inovacionit me investim relativisht të vogël. Renditja bazohet mbi 80 indikatorë të ndryshëm që matin aspekte të ndryshme të inovacionit. Zvicra kryeson sërish vlerësimet e inovacionit këtë vit, e pasuar nga Suedia.

Kompanitë izraelite High-Tech thithin shumën rekord 3.9 mld dollarë në Janar-Qershor 2019

Kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë kanë ngritur 2,32 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2019, shumën më të lartë tremujore që nga viti 2013, raporton IVC – ZAG. Shifra e tremujorit të dytë në vitin 2019 u rrit nga 10 mega marrëveshje .