Xhudistet kosovare dhe izraelite, seanca të përbashkëta stërvitore në Izrael

Xhudistet e Kosovës, midis tyre edhe tri medaliste të arta olimpike – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi – zhvilluan stërvitje të përbashkëta me xhudistet izraelite në qytetin e Netanya, në Izrael.

Marrëveshje midis Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” në Izrael

Në Holon të Izraelit u nënshkrua sot një Marrëveshje Mirëkuptimi mes Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” (HIT)

Nënshkruhet në Izrael Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë

Sot, në selinë e Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe FICC-së nga krerët e këtyre institucioneve, z. Berat Rukiqi dhe z. Uriel Lynn.

Ambasadorja Demiri takon David Harris, Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikan-Hebraik

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me David Harris, Drejtor Ekzekutiv pranë Komitetit Amerikan-Hebraik (AJC).

E dërguara e Kosovës në Izrael, Ines Demiri hedh sytë pas në “hapin e rëndësishëm dhe emocionues historik”

Një vit pas krijimit të marrëdhënieve zyrtare, Ines Demiri thotë se ambasada e saj synon “të thellojë bashkëpunimin dypalësh midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit në të gjitha fushat me interes për përfitimin reciprok të qytetarëve në të dy vendet”.

Ines Demiri i dhuron “Urën e Gurit të Prizrenit” kreut të Yad Vashem, Dani Dayan

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një vizitë në Yad Vashem (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit), së bashku me Ambasadorin Dan Oryan, ku takoi Ambasadorin Dani Dayan – kryetar i Yad Vashemit.

Viti i Ri Hebraik, Ambasadorja e Kosovës e ftuar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog, në në Rezidencën e Presidentit, në nder të Trupit Diplomatik me rastin e Rosh Hashanah, Viti i Ri Hebraik 5782.

Ines Demiri takon Dr. Efrat Kedem-Tahar: Roli i shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjve, tashmë në librat e historisë në Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me Dr. Efrat Kedem-Tahar, pranë Ministrisë së Arsimit të Shtetit të Izraelit.

Ines Demiri takon Yitzhak Eldan, Presidentin e Klubit të Ambasadorëve të Izraelit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin z. Yitzhak Eldan, i cili shërbeu si diplomat për mbi 40 vjet, themelues dhe President i Klubit të Ambasadorëve të Izraelit (ACI) dhe Drejtor i Shkollës Izraelite për Ambasadorë të Rinj.

Ines Demiri takon Gabriel Hayon, President i Institutit Diplomatik

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me Gabriel Hayon, President i Institutit Diplomatik (DI).