Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: BESA, kodi shqiptar që mbrojti hebrenjtë

Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, me rastin afrimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, përmes një statusi në Twitter ka rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore


Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, me rastin e Ditës së Përkujtimi te Holokaustit, përmes një statusi në Twitter ka rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e shoqëruar atë më foto të Memorialit që ndodhet në Parkun Kombëtar në Liqenin Artificial të Tiranës. Memoriali është shkruar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe hebraisht.

Ndërsa Dita e Përkujtimit të Holokoustit po afrohet, le të kujtojmë Shqipërinë.

200 hebrenj jetonin para Luftës së Dytë Botëore. Me gjithë pushtimin nazist, atje ishin rreth 2000 në fund të luftës.

Arsyeja? Tradita e nderuar e Shqipërisë, BESA, një kod nderi që mbrojti hebrenjtë që gjetën strehim këtu. #Ne kujtojmë”, shkruan Z.Harris në statusin e tij.

Ambasada e Shqipërisë në Izrael, duke e ripostuar mesazhin e Drejtorit Ekzekutiv të American Jewish Committee, shkruan:

Faleminderit David Harris që gjithmonë e rikujton kontributin e Shqipërisë në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve!”.