Ministri i Bashkëpunimit Rajonal, Ofir Akunis: Populli izraelit ka respekt maksimal për Kosovën!

Kosova dhe Izraeli vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit të tyre. Ambasadorja e Kosovës në Izrael Ines Demiri priti disa ditë më parë në një takim Ministrin e Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Ambasadorja Demiri: Ja çfarë më tha presidenti i Izraelit për Kosovën

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin e takoi përzemërsisht ambasadoren e Kosovës, Ines Demiri, gjatë pritjes për trupin diplomatik në Jeruzalem me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi: Duam këto tri marreveshje me Izraelin!

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se institucionet e vendit duhet të inicojnë tri marrëveshje në aspektin ekonomik me Izraelin, për të shfrytëzuar momentumin e njohjes.

Efekti pozitiv i ambasadës në Jeruzalem

Kosova vendosi të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke qenë kështu vendi i tretë pas SHBA- ve dhe Guatemalës që e ka vendosur misionin e saj diplomatik në kryeqytetin e Izraelit.

Vaksinat anti-Covid/ Zemaj-Edelsteinit: Kosova është e bekuar me miqësinë e Izraelit!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka diskutuar përmes një lidhje online me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein, për situatën e pandemisë dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Izraeli i gatshëm ta ndihmojë Kosovën me vaksina

Takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë në detyrë të Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

Hapja e Ambasadës në Jerusalem, Konjufca: Është gabim lëvizja e saj nëse rrezikohet njohja e Izraelit

Glauk Konjufca është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael merr kartelën diplomatike

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael Ines Demiri, ka marrë kartelën diplomatike të këtij vendi.

Hapja e ambasadës në Jerusalem, kryediplomati Tahiri: Ndër momentet më të rëndësishme të Kosovës!

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër në Detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, z. Besnik Tahiri, të dielën, në një konferencë për medie të organizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shpalosur qendrimin e shtetit të Kosovës me rastin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit, në Jeruzalem.

Përgatiti hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri: Nderi më i madh i jetës sime!

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është shprehur e gëzuar për hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës.