Mimoza Erebara: Himne poetike nga autorë hebrenj

“Baballaret” e letërsisë tradicionale, ata që e revolucionarizuan poezinë hebraike dhe poetët bashkëkohore


Nga Mimoza Erebara

Eshte nje vellim interesant qe sjell ne shqip nje poezi pak te njohur me autore moderne te letersise hebraike. Ne fakt gjate procesit te strukturimit të ketij vellimi mendova se do ishte me mire qe autoret te viheshin sipas kronologjise se vitit te lindjes.

Mendova gjithashtu se do ishte ineteresante qe te parfaqesoheshin edhe autore qe i perkisnin fillimeve te kesaj letersie, por gjate punes kuptova se per t’i sjelle denjesisht ne shqip ata, duhej nje pergatitje e madhe mbi njohjen e teksteve te shenjta per te kuptuar sa me mire idete qe percillen.

E meqe nje gje e tille me mungonte, kam sjelle sa per ide vetem 5 autore te asaj periudhe, por qe kane rendesine e tyre ne vendosjen e themelit te letrsise moderne hebraikee ne te njejten kohe duke qene edhe mision i shenjte, duke e ruajtur gjuhen dhe konsitucionin shpirteror.

Me tej vazhdoj me “baballaret” e kesaj letersie, me ata qe e revolucionarizuan kete letersi dhe per ta permbyllur me poetet bashkekohore, te cilet gjithashtu jane tejet inteeresant. Per me tej eshte vezhgimi i shkurter historik, qe i prezanton ata per lexuesin shqiptar, pjese e botimit.

 —–  —–  —– 

JUDA HALEVI (1085 – 1141)

O Zot!

O Zot! Emrin tënd

do të lëvdoj

Dhe mos u fsheh

Nga drejtësia jote

Unë kam dëgjuar,

Dhe besoj fort në ty,

As nuk do të pyes,

As nuk do të tundoj.

 

Shabat, dashuria ime

Përshëndes dashurinë time me verë dhe urime

Tri herë mirë se erdhe, Dita e Shtatë me gëzime!

 

Gjashtë janë skllevër -ditët e javës. Unë ndaj

Me ta kujdesje dhe,mundime

Megjithëse  barrat duken të lehta, unë i mbaj

Për hirin tuaj të ëmbël, Shabat, dashuria ime!

 

Në ditën e parë i mësuar në detyrë

Unë shkoj i kënaqur, as nuk kërkoj shpërblim,

Ruaj  buzëqeshjen tënde, gjatë gjithë kohës, dhe pres,

Ditën e bekuar nga Zoti, Shabat, dashuria ime!

 

A është dita e dytë e mërzitshme, dita e tretë e pandritur?

Ta fsheh diellin dhe yjet nga shikimi i ditës së katërt?

Çfarë më duhet mua, kush e ka dritën tënde,

orbitë e jetës sime?  Shabat, dashuria ime!

 

Tingëllojnë lajmet e gëzueshme të ditës së pestë:

“Nesër do të sjellë lirinë!”

Në agim si një skllav,në pragmbrëmje si  një mbret ,

Tryeza e Zotit pret, Shabat, dashuria ime!

 

Ditën e gjashtë zemra ime vërshon,

Çfarë prehjeje të lumtur do të njohë nata,

Kur në krahët e tu, mundi dhe mjerimi im

Janë harruar të gjitha, Shabat, dashuria ime!

 

Tani është muzg. Me dritë të ndritur, të kulluar

Nga një fytyrë e ëmbël, bota është e mbushur

Zhurma e zemrës sime është qetësuar

Sepse ke ardhur, Shabat, dashuria ime!

 

Sillni fruta dhe verë dhe uroni e këndoni të gëzuar,

mes thirrjesh: “Eja në paqe, o Dita e shtatë e bekuar!”

 

Himni për Ditën e Shlyerjes

Zot, shërbëtorët e tu të përulur dëgjojnë,

Lutës tani para Teje,

Ati ynë, nga lutja e fëmijëve të Tu,

ju lutem! Mos u ktheni!

 

Zot, populli Yt, i shtypur rëndë është,

Nga thellësia të përgjërohem;

Ati ynë, le të mos bëjmë gjë sot,

Qaj kot tani, para Teje.

 

Zot, fshije krenarinë tonë të keqe,

Të gjitha mëkatet tona;

Ati ynë, për hir të mëshirës Tënde,

Më fal, ju lutem!

 

Zot, nuk sjellim asnjë sakrificë,

Lutjet dhe lotët të përgjërohen;

Ati ynë, merr dhuratën që të bëjmë,

Zemra të penduara, para Teje.

 

Zot, delet e tua kanë ecur larg,

Mblidhini para vetes  ato;

Ati ynë, le të na dojë bariu Yt

Na udhëzo, ju lutem!

 

Zot, faljen Tënde për të gjithë

Që në të vërtetë, të lutemi Ty!

Ati ynë, gjatë  mbrëmjes

Tani gjeni hirin para Teje.

 

Zot, shërbëtorët e tu të përulur dëgjojnë,

Lutës tani para Teje;

Ati ynë, nga lutja e fëmijëve të Tu

Mos u ktheni, ju lutem!

 

EPHRAIM LUZZATTO  (1729 – 1792)

Tri vajza

Tri vajza ishin ulur

Rreth tryezës së saj

Ajo u lut te Krijuesi

Duke i  thënë:

“Më dhuro edhe mua djem

të lutem!”

Ai e dëgjoi dhe nxitoi pastaj,

Drejt saj,

Dhe ajo u ngjiz edhe një herë,

-Dhe lindi një djalë.

 

RACHEL LUZZATTO  MORPURGO   (1790 -1871)

As nuk kam bërë asgjë këtu që të më kishin futur në birucë (Zanafilla 40:15)

Oh, Lugina e shkretë

Oh! E shkretë luginë, shtrihet nën mjegull, errësirë, ​​

Deri kur do të më mbani të lidhur

nën pranga bronzi e me zinxhirë?

Unë do të doja të vdisja më mirë,

e të zgjidhja të banoja nën të Zotit hije

Se sa rri e vetmuar në thellësi të ujit që nga mali bie

Dhe kodrat e përjetshme t’i shikoj nga larg

Dhe lulet farfuritëse, me petalet e tyre shumëngjyrëshe

do të më dhurojnë përjetësi.

Unë do të marr krahët e shqiponjave, e do t’i ngre sytë,

Të vështroj diellin, e të ngre lart të prangosurin, ballin tim!

 

O qiej! sa të drejta përkëdheljet  tuaja mbi ballë,

Aty ku liria është, përjetësia patjetër do të shfaqet,

Ku erërat po fryjnë që tani, nëpër shkrepat tona në mal

 

NAPHTALI HERZ IMBER  (1856 – 1909)

Hatikvah / Shpresa

 

Për aq sa thellë në zemër

një shpirt hebre shumë dëshiron

dhe drejt Lindjes

sytë i kthen nga Sioni

shpresa jonë nuk do të humbasë

shpresa e dy mijë vjetëve

të jemi një komb i lirë në tokën tonë

tokën e Sionit dhe  Jeruzalemit

 

Hatikvah (hebraisht: הַתִּקְוָה, haTīqvā, [hatikˈva]; lit.‘Shpresa’) është himni kombëtar i Shtetit të Izraelit. Pjesë e poezisë hebraike të shekullit të 19-të, pasqyron dëshirën 2000-vjeçare të popullit hebre për t’u kthyer në Tokën e Izraelit dhe për ta rimarrë atë si një komb të lirë dhe sovran.

 

HAYIM NAHMAN BIALIK   (1873 – 1934)

Pas vdekjes sime

Di çfarë do thoni ju për mua:

Këtu është një burrë dhe një pamje, ai nuk është më

Ai vdiq shumë para kohës së tij

Muzika e jetës i ndaloi

Ah, trishtim! Këtu ka këngë të tjera për të,

Tani ai është i humbur,

Përgjithmonë.

 

Ah, dhimbje e madhe! Ai ka një violinë

E luan për t’i folur shpirtit

Që prej tij është zmbrapsur,

Sekreteve të zemrës,

Tingujt fuqishëm vibrojnë

Ai luan butësisht

me gishtat që kërcejnë

Mbi tela

Një të vetme melodi

Thellë, brenda zemrës së tij

 

Ah, trishtim!

Gjithë jetën e tij vrapoi drejt një kënge

Të qetë

Viteve për tingujt e

një zemre pikëlluese,

para se të pikëllohej vërtetë

Duke shpresuar se do ishte një dashnor

Ku zjarri i zemrës

Do digjte jo vetëm atë vetë,

Por edhe atë, që kurrë nuk erdhi.

 

E madhe kjo dhimbje,

Atje ku në vend të burrit- mbetet hija!

Ai nuk është më,

Muzika e jetës së tij ndaloi

Atje ku shkoi, një tjetër këngë ka për të

Tani ai është i humbur,

Përgjithmonë!

 

Vetëm

Erë e lehtë, në çdo gjë dritë e praruar

Këngë të reja pëshpëriten këtë mëngjes

Vetëm unë, zog i vogël, jam i detyruar

Nën këndin e Shekhina’s të hesht,të pres

 

Vetëm. Unë qëndroj vetëm këtë mëngjes

Në Shekhina’s-in këndthyer plot dritë

Dridhet zemra ime, unë e di, dhe frikën tret

Frikën e tejhumbur për të vetmin bir

 

U shtyva në çdo kreshtë drejt kërkimit

Dhe majtas e gjej në një qoshe të shkretë

Të fshehur si hije në shtëpinë e Studimit

Që në ditë-heshtje ndan dhimbjen e vet.

 

Shekhina’s-  fjale hebraike që do të thotë “banim” ose “vendbanim” i Zotit dhe tregon një vend. Ky koncept është i pranishëm në të gjitha fetë abrahamike, veçanërisht në judaizëm, krishterim dhe islam. Bibla hebraike përmend disa vende ku prania e Perëndisë ndihej dhe përjetohej si Shekhinah, duke përfshirë shkurret që digjej dhe renë që qëndronte në malin Sinai. Shekhinah shpesh përfytyrohej si një re ose si një shtyllë zjarri dhe quhej lavdia e Zotit

 

Bisku i tulatur  

Një bisk u tulat thellësisë së trungut

E në gjumë në palcën e tij u fashit

Kështu edhe unë në palcë të dimrit fjeta

Dhe fruti i ëmbël u poq gjatë lugut

– ç’të bëj tani me trungun tim në dritë?

Me biskun tim, ku mbahet fort jeta?

 

Fruti u poq dhe lulja gati iu harrua

Vetëm gjethja  nazike mbijetoi

Një ditë, nga këto të ashpra ditë,

Do çmendet dimrit shqota e tërbuar,

E do bjerë mbi lulen e pagojë

Ku në tokë do mbetet veç vdekje, hi

 

Netët memece në këtë çmendurirë

Pafundësisht ditës do t’i jepen

Pa përgjigje, duke më lënë shurdh,

Të vetëm, pa bisk, pa gjeth’, në errësirë,

Në palcën e ngrirë të trungut, në heshtje,

Kokëgjakosur pas të gurtit stoik mur.

 

Po, në rizgjim, në pranverë

Vetëm unë do jem zotëruesi, ai,

Që do hap zemrën e trungut që fle

Plot me bisqe të gjelbërt, gati të etertë,

pa gjemba gjakosës që në kërcell rrinë

Me të ëmblin frut  fshehur në gjeth.

 

SHAUL TCHERNICHOVSKY  (1875 – 1943)

Kredo

Qesh me të gjitha ëndrrat e mia pa kuptim!

Qeshni po unë do ta përsëris përsëri

se unë ende besoj fort tek njeriu,

ashtu siç besoj edhe tek ti.

 

Nga pasioni i etur i shpirtit të tij

lidhjet e lashta po derdhen: jetë!

sepse zemra ia dëshiron lirinë

sikur edhe buka për trupin mbetet

 

Shpirti im fisnik nuk mund të udhëhiqet

për hunde vetëm se aty me mua rri

sepse zemra ime beson e për njeriun nxitet

pasi prej tij ka lindur çdo fëmijë

 

Jeta, dashuria dhe energjia do të nxitojnë

në zemrat tona të fryhen dhe të rrahin,

derisa shpresat tona në parajsë të shkojnë

nga toka, nën këmbët tona, që kohën matin.

 

Shqiponja

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

e lehtë dhe e ngadaltë –

Veç për një moment, ajo thjesht po kalonte pranë,

Deteve të kaltër lundrues, lazdrues,

që u zgjuan nën kënaqësinë e hyjnore

Nga zemra e diellit dhe e qiellit –

duke u rrotulluar pa fjalë,

në dritën e zjarrtë prore

 

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

 

Trupi i hijshëm, pendët e errta,

krahët e gjerë dhe syri i ndritshëm,

Fluturon si një shigjetë me hark ajo,

duke u rrotulluar gjithë kujdes në qiell

Ndjekëse ndër shtigje e gjahut të ri

midis shkrepave e kërpudhave nën shi

 

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

 

Rrëshqet hapësirash me prekje të mrekullueshme,

me krahë të mbyllur në qiell,

Ngrirë për një çast,

pastaj lëkundet si një gjilpërë e vetme, e ndriçueshme,

Ku dhe turbullimi më i vogël,

e çon atë drejt mjegullës në ag

 

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

E lehtë dhe e ngadaltë,

duket në një çast ajo, që thjesht po kalon pranë,

Tokë, një shqiponjë është në male!

Nëpër fytyrën tënde hija e saj rrëshqet

Prej krahut  gjigand që përkëdhel,

malet e plotfuqishëm të Zotit që na sheh.

Voal.ch

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.