Ambasada izraelite feston 65-vjetorin e pavaresise


Tirane, 15 prill 2013 – Aroma e festës së 65 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Izraelit mbërrin edhe në Tiranë.

Për të shënuar këtë ditë historike, ambasada e Izraelit ka qenë mikëpritëse e personaliteteve më të larta shqiptare, në një ceremoni kushtuar këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin izraelit.

Presidenti Bujar Nishani, deputetë, ambasadorë dhe personalitete të tjera janë bërë pjesë e këtij eventi, për të vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të vendosura në shtratin e një miqësie historike dhe tradicionale ndërmjet dy popujve tanë.

Presidenti i republikës, Bujar Nishani, veçoi në fjalën e tij, mbrojtjen e hebrenjve nga populli shqiptar gjatë gjysmëshekullit të parë të shekullit të shkuar.

Kreu i shtetit kërkoi intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit, dhe njëherësh kërkoi që Izraeli e Palestina të punojnë për arritjen e paqes mes tyre.
“Ky përvjetor përkujton fundin e vuajtjeve disashekullore të popullit hebre, veçanërisht pas katastrofës së Holokaustit, kohë kur populli shqiptar u përfshi në mbrojtjen e hebrenjve gjatë gjysmëshekullit të parë të shekullit të shkuar. Konstatoj me shumë kënaqësi se, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, vendosur në shtratin e një miqësie historike dhe tradicionale ndërmjet dy popujve tanë, janë zgjeruar dhe intensifikuar ndjeshëm. Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se, populli shqiptar ushqen ndjenja miqësore edhe ndaj popullit palestinez. Për këtë arsye dhe, për hir të paqes e stabilitetit, jemi për një Palestinë të aftë e funksionale dhe për një Izrael të sigurt. Në këtë kontekst, urojmë që palët e përfshira të përfitojnë nga ky moment i angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit dhe të krijojnë kushtet e nevojshme për t’i dhënë paqes një mundësi, nëpërmjet rifillimit të bisedimeve për arritjen e një zgjidhjeje në të mirën e popullit palestinez dhe të popullit izraelit” tha presidenti.
Edhe ambasadori i Izraleit në Tiranë David Kohen vlerësoi ngritjen e nivelit të marrëdhënieve Shqipëri-Izrael.

“Sfidat e shtetit të Izraelit që nga pavarësia janë të mëdha. Ajo çfarë është arritur në këto 65 vite është vendosja e një demokracie solide.
“Unë jam i lumtur të ndjej çdo ditë miqësinë e shqiptarëve ndaj vendit tim dhe hebrenjve . Kjo provon edhe një herë se ajo miqësi e ngritur që nga koha që shqiptarët mbrojtën hebrenjtë, vijon sërish e fortë” tha ambasadori

.
Për të shënuar këtë eveniment, kjo ditë e rëndësishme u zgjodh edhe për inagurimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael në Tiranë, e cila krijon mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

 

Në vijim, fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit të Izraelit

I nderuar Ambasador Kohen,
Të nderuar zotërinj Ministra,
Shkëlqesi Ambasadorë dhe Përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri,
Zonja dhe zotërinj,

Festa e popullit mik të Izraelit, 65-vjetori i Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, më jep rastin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal, t`i përcjell popullit të Izraelit urimet më të mira për mirëqenie, paqe e begati.

Përfitoj, gjithashtu, nga rasti që të përshëndes të gjitha arritjet politiko-ekonomike të Izraelit, veçanërisht, sa i përket krijimit dhe realizimit të një demokracie funksionale në rajonin e Lindjes së Mesme, por dhe një vend që eksporton shkencë, dije e kulturë në shërbim të mbarë njerëzimit.

Ky përvjetor përkujton fundin e vuajtjeve disashekullore të popullit hebre, veçanërisht pas katastrofës së Holokaustit, kohë kur populli shqiptar u përfshi në mbrojtjen e hebrenjve gjatë gjysmëshekullit të parë të shekullit të shkuar.
Konstatoj me shumë kënaqësi se, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, vendosur në shtratin e një miqësie historike dhe tradicionale ndërmjet dy popujve tanë, janë zgjeruar dhe intensifikuar ndjeshëm. Periudha e regjimit komunist në Shqipëri, nuk lejoi që këto marrëdhënie të kultivoheshin sipas normalitetit natyral të tyre. Megjithatë, pas shumë viteve, mund të themi  se, këto marrëdhënie kanë arritur të promovohen sipas një agjende të bazuar mbi parimet e miqësisë, sinqeritetit, transparencës dhe interesit të ndërsjellë.

Nuk mund të mos vlerësoj lart, veçanërisht, faktin se, efektiviteti i veprimtarisë së Ambasadës së Izraelit në Tiranë dhe puna e Ambasadorit David Cohen po i jep një dimension të ri politik dhe, sidomos, ekonomik, konkretizimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në këtë frymë, është i mirëpritur angazhimi i Qeverisë Izraelite për të nxitur interesin e biznesmenëve izraelitë për të bërë investime konkrete në Shqipëri dhe sugjerojmë që, vendi ynë të shihet si pjesë e tregut rajonal.

Më lejoni të përshëndes edhe inaugurimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael në Tiranë, e cila krijon mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Të nderuar të pranishëm,

Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se, populli shqiptar ushqen ndjenja miqësore edhe ndaj popullit palestinez. Për këtë arsye dhe, për hir të paqes e stabilitetit, jemi për një Palestinë të aftë e funksionale dhe për një Izrael të sigurt. Në këtë kontekst, urojmë që palët e përfshira të përfitojnë nga ky moment i angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit dhe të krijojnë kushtet e nevojshme për t’i dhënë paqes një mundësi, nëpërmjet rifillimit të bisedimeve për arritjen e një zgjidhjeje në të mirën e popullit palestinez dhe të popullit izraelit.

Dhe, në mbyllje, duke mbetur i bindur se, me punë e përkushtim të përbashkët miqësia dhe lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit do të njohin forcim dhe pasurim të mëtejshëm, sipas traditës shqiptare, le të ngremë një dolli urimi për popullin mik të Izraelit, me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë dhe t`i urojmë më shumë prosperitet në të ardhmen.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.