Elton Nake: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Izrael në nivel të lartë

Elton Nake, koordinatori i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, tha për “Izraelisot.com” se niveli tregtar i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve ka njohur një zhvillim akoma edhe më të madh pas krijimit të Dhomës, më 18 mars 2003. “Për t’i dhënë një dimension të ri ecurisë ekonomike mes dy vendeve, nën kujdesin e veçantë të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Shqipëri, si dhe të ambasadorit David Cohen u   themelua Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael (AICC)”, tha Nake gjatë intervistës për portalin “Izraelisot.com”. Sipas koordinatorit të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, shihet një rritje e konsiderueshme e interesit te grupeve, korporatave  kompanive izraelite si dhe korporatave të mëdha ne fushat e energjisë, eksportimit te gazit, sistemet elektronike të sigurisë, lundimit detar, lubrifikimit te karburanteve, fushën minerale etj. Po kalohet nga investimet e mesme në ato të mëdha. Në bashkëpunim me Dhomat Izraelite te Tregtisë dhe Industrisë në botë,  Ministrisë së Jashtme Izraelite, si dhe nën kujdestarinë e Ambasadës Izraelite në Tiranë jemi duke organizuar një delegacion biznesi, i cili do të marrë pjesë në datat 26-30 prill 2015 në panairin dhe Konferencën e 19-të Ndërkombëtare te Bujqësisë “AGRITECH”, i cili do të zhvillohet në Tel-Aviv.

 

– Zoti Nake, prania e investitorëve dhe biznesit izraelit është një realitet në Shqipëri. Cili është niveli i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve?

– Me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, pas viteve 1990 interesi dhe prania e investitorëve izraelitë në Shqipëri, marrëdhëniet jo vetëm tregtare, por do të thosha në të gjitha fushat kanë ardhur duke u rritur. Për t’i dhënë një dimension të ri ecurisë ekonomike mes dy vendeve, nën kujdesin e veçantë të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Shqipëri si dhe të ambasadorit Shkëlqesisë së tij, Zoti David Cohen u themelua, më 18 mars 2013 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael (AICC).

– Cili është misioni i Dhomës?

– Misioni  i Dhomës është të  inkurajojë  marrëdhëniet tregtare “business to business”, krijimin e një rrjeti bashkëpunimi tregtie të ndërsjelle midis Shqipërisë dhe Izraelit që, në fakt po zhvillohen me sukses që nga fillimi i viteve 90.

– Në ç’drejtime është e fokusuar puna e Dhomës së Tregtisë?

– Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael (AICC) ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit të mundësive që ekzistojnë midis dy vendeve, duke synuar në dy aspekte kryesore: koordinimi dhe thithja e investimeve izraelite te behej e studiuar, dhe, e orientuar në përputhje me nevojat e biznesit mes dy vendeve.

– Cili është roli i Dhomës në këtë drejtim?

– Roli ynë nuk ka qenë thjesht në dhënien e informacionit bazë ligjor apo tregues për tregun, por këshillues dhe stimulues, e ne disa raste, edhe përcaktues duke sugjeruar hapa konkrete për investime. Roli i Dhomës sonë ka lobuar dhe punua, për hapjen e tregut izraelit për industrinë e biznesin shqiptar. Prioritete tona kane synuar hapjen e rrugëve për eksportet tona, veçanërisht ato të fasoneve dhe prodhuesve të industrisë së drurit, deri tek ofrimi i fuqisë punëtore të kualifikuar

– Në cilat fusha kanë pasur interesim bizneset izraelite?

– Nëpërmjet forumeve të biznesit, të zhvilluar në Shqipëri dhe Izrael, apo dhe delegacioneve që këto vitet e fundit janë dëshmi i rritjes dhe i njohjes nga ana e biznesit te potencialit qe vendet tona mbartin, shihet një rritje e konsiderueshme e interesit te grupeve, korporatave  kompanive izraelite si dhe korporatave të mëdha ne fushat e energjisë, eksportimit te gazit, sistemet elektronike të sigurisë, lundrimit detar, lubrifikimit te karburanteve, fushën minerale etj. Po kalohet nga investimet e mesme në ato të mëdha.
– Çfarë u ofron Dhoma investitorëve?

– Ne po punojmë, për të siguruar një pamje më profesionale të tregjeve shqiptare për investitorët izraelitë, si dhe për të krijuar një frymë bashkëpunimi dhe mirëbesimi midis  bashkëpunëtoreve në biznes.

Cilat janë rezultatet?

– Rezultatet tregtare që rrjedhin nga ky mision shtrihen përtej  marrëveshjeve tregtare në to janë të përfshira ndërmarrjet e përbashkëta, marrëveshjet e transferimit të teknologjisë, shkëmbimet akademike, spitalore, marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit te Izraelit. I gjithë ky mision ka për qëllim të sjelli jo vetëm benefice komerciale për kompanitë por edhe një kontribut në ekonominë shqiptare.

– Ju theksuat faktin, që në Shqipëri ka disa biznese izraelite. Cilat janë ato?

– Aktualisht janë prezent ne tregun shqiptar kompani me peshë në skenën e tregut botëror: Nimrodi Group, Telemenia Group, Global Fluid International, Zim ltd, Gulf Oli ltd, etj.  Korporata te tjera izraelite po shfaqin interes për pjesëmarrje në koncesione dhe investime direkt bankare, apo ne dhënien e ndihmës menaxhuese për kreditimin e bizneseve me terma lehtësuese. Sipërmarrje në fushën e High-Tech po eksplorojnë tregun dhe janë gati të investojnë.

– Cilat janë aktivitet e pritshme të organizuara nga Dhoma?

– Në bashkëpunim me Dhomat Izraelite te Tregtisë dhe Industrisë në botë,  Ministrisë së Jashtme Izraelite, si dhe nën kujdestarinë e Ambasadës Izraelite në Tiranë jemi duke organizuar një delegacion biznesi, i cili do të marrë pjesë në datat 26-30 prill 2015 në panairin dhe Konferencën e 19-të Ndërkombetare te Bujqësisë “AGRITECH”, i cili do të zhvillohet në Tel-Aviv.

-Çfarë rëndësie ka ky Panair?

– Ky është një eveniment shumë i rëndësishëm, ku do të demonstrohen arritjet më moderne të shkencës, teknologjisë dhe industrisë bujqësore të Izraelit. Në këtë Panair do të paraqiten të rejat më bashkëkohore te Inovacionit në fushën e agrobisnezit. Do të jenë prezente kompanitë më prestigjioze izraelite. Disa nga këto kompani në kontaktet e drejtpërdrejta që ne si Dhome kemi pasur, kanë shprehur gatishmërinë  të mirëpresin në ambientet e tyre delegacionin tonë sipas interesave që anëtaret e delegacionit do të shprehin. Unë personalisht besoj që, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të parë më nga afër mënyrën se si këto ndërmarrje funksionojnë, teknologjinë, mënyrën e administrimit e të menaxhimit te tyre.

– Ju faleminderit

 

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët