Enciklopedi/ Bulevardi Rothschild ne Tel Aviv


Izraelisot.com, 6 shkurt 2015 – Bulevardi “Rothschild”, apo siç njihet në hebraisht “Sderot Rotshild”. është një nga rrugët kryesore në qendër të Tel Aviv.

Ai fillon ne rrugën Neve Tzedek në jugperëndim dhe shkon drejt veriut në Habima Theatre. Është një nga rrugët më të shtrenjta te Tel Aviv, duke qenë kështu edhe një nga vendet më tërheqëse për turistët. Bulevardi është i gjerë, i gjelbëruar nga të dyja anët me zonë këmbësore dhe linja biçikletash.

Bulevardi “Rothschild” u quajt në fillim me emrin “Rehov Ha’Am” (Rruga e Popullit”, por më pas banorët kërkuan që të ndryshonin emrin në nderim të Baronit Edmond James de Rothschild. Një shtëpi, e cila ndodhet në këndin ku bashkohen Bulevardi Rothschild dhe Rruga Herzl, është ndërtuar në vitin 1909 nga familja Eliavson, një nga gjashtë familjet themeluese të Tel Aviv.

Deklarata e Pavarësisë së Izraelit u nënshkrua në Sallën e Pavarësisë në Bulevard Rothschild. Në këtë rrugë ndodhen disa nga ndërtesat historike të qytetit, për shkak të stilit të ndërtimit, duke formuar “Qytetin e Bardhë të Tel Aviv”, të cilin UNESCO e ka futur në Trashëgiminë Botërore.

Bulevardi Rothschil është zemra financiare e Tel Aviv. Aty ndodhen një numër i madh bankash, përfshirë edhe First International Bank Tower  dhe dega izraelit e HSBC Bank.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.