Ambasadori Canaj takon drejtorin e Konsvervatorit të Muzikës, Wasserman

(Izraelisot) – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, u takua me Drejtorin e Konservatorit Muzikor të Bashkisë së Ramat Ganit, Dr. Aleks Wassermen, me të cilin bisedua për bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë.

Bashkëpunimi me Konservatorin Muzikor të Ramat Ganit ka qene tejet i frytshëm me organizimin e koncerteve të përbashkëta artistike shqiptaro-izraelite, a cili do të konkretizohet më tej në datën 23 maj, kur do të zhvillohet koncerti klasik solo i pianistes shqiptare Almira Emiri.

Ne takimin u diskutua për organizimin e eventeve artistike në Shqipëri dhe për gjetjen e temave artistike të përbashkëta me Teatrin e Operas të Shqipërisë, i cili do te konkretizohet shumë shpejt me një koncert sinfonik në Tirane, ne te cilin Dr Wasserman shfaqi dëshirën te dirigjojë Orkestrën Sinfonike të Operas shqiptare.

Lexo më shumë

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj