Samiti kundër terrorizmit, efektivët shqiptarë trajnim në Izrael

Një samit botëror  kundër terrorizmit është duke u zhvilluar në Herzliya, Telaviv në Izarel, ku marrin pjesë agjencitë ligjzbatuese dhe ato të inteligjencës.

Pjesë e këtij samiti i cili ka nisur në datën 11 dhe do të vazhdojë deri në datën 15 shtator, është bërë edhe një delegacion i Policisë së Shtetit Shqiptar, i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Anti-terrorit, Gledis Nano.

Gjatë dy ditëve të para të këtij samiti, delegacioni shqiptar ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të Institutit Ndërkombëtarë kundër Terrorizmit dhe me agjencitë ligjzbatuese izraelite të luftës kundër terrorizmit.

Gjatë këtyre takimeve të gjitha palët kanë shprehur gatishmëri për të mbështetur strukturat e antiterrorist  me logjistikë, trajnime dhe asistencë në ndjekjen e rasteve specifike.

Në ditët në vijim do trajtohen kërcënimet aktuale dhe masat për t’ju kundërpërgjigjur bashkërisht fenomenit. /Javanews.al/ a.ç/

Lexo më shumë