Dy filma izraelitë në Festivalin Ndërkombëtar te Akademia “Marubi”


Dy filma nga Izraeli u prezantuan në International Human Rights Film Festival (Festivalin e Filmit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut), IHRFFA, të organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

Filmat e prezantuar në këtë festival ndërkombëtar ishin “Down the deep, dark web” ku ishte i pranishëm edhe njëri nga regjisorët e filmit, Zaki Schiff, i cili pati dhe një bashkëbisedim me pjesëmarrësit.

Festivali u mbyll me filmin “The 90 minutes war” nga Eyal Halfon.

Ambasada e Izraelit është shumë aktive në njohjen e shikuesit shqiptar me filmografinë izraelite.

Filmi izraelit është i pranishëm qysh nga viti 2009.

Rregullisht zhvillohen edicione të “Ditës së Memories së Holokaustit”, si një ditë kujtese që, në emër të viktimave të Holokaustit filmat që shfaqim i drejtohet ndërgjegjes së botës, për të parandaluar, çdo formë krimesh që burojnë nga intoleranca dhe racizmi.

Sipas një interviste të dhënë disa kohë më parë për Izraelisot.com nga Presidenti i Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Kujtim Çashku, një  pjesë e filmave të shfaqur në vitet e mëprashme janë: “Shpëtimi në Shqipëri” i cili lidhet me mbrojtjen që Shqiptarët i bënë hebrenjve gjatë nazizmit, e më pas filmat, “Një film i pambaruar” i Yael Hersonski, “Odessa, Odessa!” i Michael Boganim, “Apartamenti “ i Arnon Goldfinger, “Të numëruarit” i Dana Doron dhe Uriel Sinai, “Hapat në Jerusalem” i David Perlov, “I quajturi Heinrich Himmler” i Vanessa Lapa.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.