1.5 mln dollarë për një shënim të Ajnshtajnit për jetën e lumtur


Një shënim i shkruar nga Albert Ajnshtajni, për një postier në Tokio, ku ai përcaktonte teorinë e tij se çfarë duhej që të kishe një jetë të lumtur, u shit për 1.56 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në Jeruzalem.

Ishte një rekord i të gjitha kohërave në Izrael për shitjen e një dokumenti,” tha zëdhënësi i fituesit, Meni Chadad.

Ofertuesit e ankandit parashikonin që të çmimin që mund të paguhej për shënimin të shkonte deri në 8000 dollarë.

Shënimi, i lënë në Hotel Imperial në Tokio, i shkruar gjermanisht, thoshte: “një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa një ndjekje e suksesit të lidhur me trazira të vazhdueshme”.

Mendohet se Ajnshtajni nuk kishte para për t’i lënë një bakshish dhe i dha atij shënimin në vend të parave, shkruan portali izraelit, Globes.co.il.

Blerësi ishte një evropian i cili dëshironte të mbetet anonim dhe përfituesi është Universiteti Hebraik i Jerusalemit, i cili po trashëgon nga koleksioni i gjerë i dokumenteve të Ajnashtajnit.

Në të njëjtën ankand, një tjetër shënim që thotë: “Ku ka një vullnet ka një mënyrë për të bërë gjërat“, u ble për 250,000 dollarë, ndërsa dy letra të tjera të shkruara nga Ajnshtajni u shitën me një vlerë prej 43,200 dollarë.

Në muajin qershor, letrat e shkruara nga Ajnshtajni për Perëndinë, Izraelin dhe fizikën u shitën afërsisht 210,000 dollarë në një ankand në Jerusalem. (Izraeli Sot)

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.