“Smart City”, Gjilani prezanton projektet e tij dixhitale në Tel Aviv


Kryetari i Komunës  së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh anëtar i bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, me ftesë të Unionit të Autoriteve Lokale të Izraelit, po merr pjesë në konferencën botërore me temën “E ardhmja e qyteteve dhe sfidat e komunave”, ku fokus i veçantë do t’i vihet edhe fushës së teknologjive Smart.

Gjatë diskutimeve të sotme me pjesëmarrësit në konferencë, kryetari Haziri e ka spikatur Gjilanin si shembullin në implementimin e programit Smart City, duke qenë edhe shembull në regjion sa i përket kësaj fushe.

“Apliko Online”, “One Stop Shop”, “Telework”, “Gjilani Smart City”, “E-kiosqet” e Arkiva Digjitale, e-Shëndetësia, e-Arsimi, e-Biblioteka etj, janë vetëm disa nga projektet që Gjilanin e bëjnë modelin më të mirë, jo vetëm në Republikë, por edhe në rajon”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri, gjatë diskutimit me kryetarin e kryeqytetit të Izraelit (Tel Aviv), Ron Huldai, ka përmendur edhe takimin me ambasadorin e Izraelit në Gjilan, Yossi Levi, duke shtuar se kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë mes Gjilanit dhe këtij shteti.

Gjatë tri ditëve në vazhdim, kreu i Gjilanit së bashku me pjesëmarrësit në këtë konferencë, do të ketë mundësinë të diskutoj për aspektet të veçanta të qeverisjes lokale në kontekst të zhvillimit teknologjik.

Përndryshe, ndër personalitetet që marrin pjesë në konferencë, janë edhe ministri i Ekonomisë dhe Industrisë në Izrael, Eli Cohen, ish-drejtori i përgjithshëm i MOSSAD, Tamir Pardo, kryetari i Yafo, Tel Aviv etj

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.