Legjenda e muzikës, Paul McCartney, merr çmimin Wolf Prize 2018

Këngëtari dhe kantautori legjendar britanik, Paul McCartney, është një nga fituesit e mëdhenj të Wolf Prize 2018.

Ky nderim për ish anëtari e grupit të famshëm anglez “Beatles” shoqërohet edhe me një çek në vlerën e 100 mijë dollarëve, të cilat ai do t’i marrë kur të zhvillohet ceremonia zyrtare në muajin maj në Jeruzalem.

“Sir Paul McCartney është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, shpjegoi Wolf Foundation. Ai ka shitur mbi 100 milionë disqe dhe ka 60 rekorde ari.
Çmimi “Wolf Prize” është i njohur ndërkombëtarisht dhe u akordohet në Izrael artistëve dhe shkencëtarëve.

Ai akordohet që nga viti 1978 në gjashtë fusha: bujqësi, kimi, matematikë, mjekësi, fizikë dhe art. Fusha e artit përfshin katër kategori: arkitekturë, muzikë, pikturë dhe skulpturë.

Lexo më shumë

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj