Kompania izraelite prodhon mishin në laborator nga qelizat e kafshëve

Future Meat Technologies me qendër në Izrael synon të ulë kostot e prodhimit në 5 dollarë për kilogram

Tyson Ventures, krahu i kapitaleve sipërmarrëse të korporatës amerikane të ushqimit Tyson Foods, Inc., ka sjellë një investim prej 2.2 milionë dollarë në ndërmarrjen e prodhimeve të laboratorit me bazë në Jerusalem, Future Meat Technologies Ltd.

Investitorë të tjerë përfshijnë kompaninë ushqimore izraelite Neto Group, 2G Ventures me bazë në Çikago, firma sipërmarrëse kineze BitsXBites, dhe fondi izraelit për investime Agrinnovation.

Future Meat Technologies po zhvillon një platformë prodhimi për prodhimin e produkteve të mishit direkt nga qelizat e kafshëve. Deri në fund të vitit 2018, Future Meats synon të ketë një gjellë të bazuar në mishin e pulës së kultivuar të shërbyer në një restorant të Jerusalemit, tha shefi shkencor i kompanisë Yaakov Nahmias (në foto) në një intervistë me gazetën ekonomike izraelite “Calcalist”.

Kompania do të nisë linjën e parë të produkteve të mishit deri në vitin 2020, tha Yaakov Nahmias

E themeluar në shkurt, Future Meat Technologies  po kryen hulumtime në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit nga një ekip i udhëhequr nga Z. Nahmias.

Kompanitë që prodhojnë mish laboratori të kultivuar deklarojnë se përveç eliminimit të nevojës për të rritur kafshët për therje, produktet e mishit të laboratorit zvogëlojnë ekspozimin ndaj sëmundjeve ushqimore dhe reduktojnë ndotjen dhe konsumin e ujit.

Hamburgure i parë me mish “viçi të gjelbër” në botë është rritur në një laborator të Universitetit të Maastrichtit në 2013 nga Mosa Meat, një kompani e bazuar në Holandë në Maastricht mbështetur nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin. Kompani të tjera që atëherë kanë tentuar të krijojnë mish nga qelizat e kafshëve.

Startapi bioteknologjik me qendër në Nju Jork Finless Foods Inc. po synon të zhvillojë dhe prodhojë në masë alternativat laboratorike të kultivuara për ushqimet e detit mënyrë konvencionale dhe të prodhuara në treg.

Memphis Meats me bazë në San Francisko prodhon mish viçi, pule dhe rose, të kultivuara nga qelizat e kafshëve dhe hodhi në treg pulën e parë të kultivuar në botë në mars të vitit 2017. Kompania mbështetet nga Bill Gates dhe Richard Branson.

Në Izrael, startapi i tekonlogjisë ushqimore SuperMeat, me qendër në Tel Aviv, ngriti 3 milion dollarë në janar. Kompania, e themeluar në vitin 2015, prodhon mish laboratorik duke kultivuar qelizat që janë nxjerrë nga pulat.

Burgeri i parë i prodhuar në laborator, i prodhuar në vitin 2013, kushtoi rreth 2.3 milion dollarë për kilogram. Çmimi i prodhimit të mishit të kultivuar që atëherë ka rënë. Kostot e prodhimit Future Meats aktualisht qëndrojnë në 500 dollarë për kilogram, dhe kompania synon të arrijë një kosto prej 5 dollarë për kilo deri në vitin 2020, tha z. Nahmias.

“Ne po zhvillojmë një makinë, bioreaktor, që është në gjendje të prodhojë biomasë ose mish, në një mënyrë që mund të zëvendësojë nevojën për rritjen tradicionale të kafshëve”, tha zoti Nahmias, duke shtuar se teknologjia është e tillë që versione të vogla te makinave për “Futur Meat” të jenë të vogla në vitet e ardhshme dhe mishi  ardhshme e mishit mundet, në dhjetë vjet, të bëhet një lëndë kryesore në ushqimin e përditshëm. “