Teknologjia e fundit e avionëve luftarakë në misionet izraelite

“F-35” kanë marrë pjesë në misionet e para luftuese, duke u bërë pjesë e një operacioni të forcave ajrore izraelite.


Avionët e teknologjikë luftarake që shmangin edhe diktimin, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  “F-35”, kanë marrë pjesë në misionet e para luftuese, duke u bërë pjesë e një operacioni të forcave ajrore izraelite.

Shefi i forcave ajrore tregoi pamje të avionëve mbi Bejrut të Libanit, duke thënë se avionët “kanë sulmuar tashmë dy herë në dy fronte të ndryshme”.

Kohët e fundit, Izraeli ka ndërmarrë dhjetëra sulme ajrore në Siri, por nuk dihet zyrtarisht nëse janë përfshirë apo jo të tillë avionë.

“F-35”-at, pjesë e programit më të kushtueshëm ushtarak, kanë kritikuar qoftë për kostot e tejskajshme, ashtu dhe për efektshmërinë në luftime.

Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis iu desh të mbronte programin, pas “cicërimave” të publikuara nga presidenti i zgjedhur asokohe Donald Trump në rrjetin social “Twitter”, duke kritikuar kostot e larta të tyre, që thuhet se kapin shifrën e 100 milionë dollarëve për avion.

“Kemi ngritur në fluturim avionët F-35 në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kemi sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme”, do t’u thoshte gjeneral-major Amikam Norkin, krerëve të 20 forcave të huaja ajrore gjatë një takimi në Izrael. Ai gjithsesi nuk specifikoi objektivat e shënjestruara.

“Siç e dini, se sapo kemi fituar Eurovisionin me këngën ‘Toy’ (Kukulla). Epo, edhe F-35-a nuk është një lodër”, është shprehur ai me nota humori.

Izraeli, i pari vend jashtë Shteteve të Bashkuara që ka kërkuar të blejë avionët luftarakë njëvendësh, ka marrë deri më tani 9 nga 50 avionët e prenotuar F-35, por mund të blejë deri në 75 të tillë.

Në Izrael, ky lloj avioni është mbiquajtur “Adir” (I fuqishëm) në gjuhën hebreje. Besohet se këto avionë janë të variantit A, që nënkupton për ulje e ngritje konvencionale.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.