Sheryl Sandberg, hebreja që e ktheu fitimprurës Facebook

Për gjashtë vjet ajo ishte zëvendëspresidente e Google. Tani është Shefe e Operacioneve të Facebook

Sheryl Sandberg është një nga ikonat amerikano-hebreje, ish-zëvendëspresidente e Google dhe aktualisht, COO (shefe e operacioneve  të gjiganti tjetër teknologjik, Facebook. Sandberg ka një pasur prej më shumë 1.67 miliardë dollarë, falë aksioneve të saj në Facebook dhe në kompani të tjera.

Sandberg (28 gusht 1969) u lind në Uashington në një familje hebreje, e cila u zhvendos në Florida, kur Sheryl ishte vetëm dy vjeçe.

Sandberg, kur punonte per Google

Pas diplomimit në Universitetin e Harvardit (1991) dhe MBA në Shkollën e Biznesit të Harvardit (me rezultatet më të larta), ajo nisi punën në Bankën Botërore, e më pas shërbeu nga viti 2011 si zëvendëspresidente e Global Online Sales and Operations dhe Google Book Search te Google. Gjatë gjashtë viteve të saj te Google, ajo e rriti ekipin e shitjeve të reklamave nga katër veta në 4000.

Puna më e famshme e saj është ajo aktuale, në pozicionin e Kryeoficeres së Operacioneve (COO) të Facebook.

Në dhjetor 2007, ajo u takua me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg – kur ky i fundit ishte vetëm 23 vjeç – në një festë Krishtlindjesh në shtëpinë e Dan Rosensweig, një ekzekutiv në Silicon Valley dhe dhe në mars 2008, Sheryl Sandberg ajo u bë COO te rrjeti më i famshëm social.

Sharyl Sandeberg dhe Mark Zuckerberg

Pas bashkimit me Facebook, Sanderberg ndryshoi modelin e biznesit të bazuar në reklamave dhe nga viti 2010 faqja u bë fitimprurëse. Sipas Facebook, Sandberg merret me shitjet, marketingun, zhvillimin e biznesit, burimet njerëzore, politikën publike dhe komunikimin.

Në 2012, ajo u bë anëtarja e tetë – dhe e para femër – që bënte pjesë në Bordin e Drejtorëve të Facebook.

Sandberg gjithashtu ka shërbyer ose aktualisht shërben në bordet e  Walt Disney Company, Starbucks, Women for Women International, Center for Global Development, Brookings Institution dhe Ad Council.

Sheryl është gjithashtu edhe themeluese e Lean In, një organizate jofitimprurëse e themeluar në 2013 pas publikimit të librit të saj të parë, “Lean In”, dhe e dedikuar “për t’u ofruar grave frymëzimin dhe mbështetjes për t’i ndihmuar ato në arritjen e objektivave të tyre”. Qysh prej lançimit të tij, më shumë se 380 mijë gra dhe burra i janë bashkuar komunitetit Lean In nga 157 vende të botës deri tani. Ajo ka shkruar edhe një libër tjetër, “Option B”.

Në vitin 20102, ai ishte pjesë e “Time 100”, lista vjetore e njërzëve më me ndikim në botë, sipas revistës “Time”.

Sandberg është nderuar për punën e saj shumë herë dhe ishte renditur nga Revista Forbes për katër vjet rresht në listën “50 Femrat më të Fuqishme në Biznes”.

Në vitin 2012, ajo u quajt nga “Jerusalem Post” si personi i pestë hebre më me influencë. Në janar 2014, Sanderbeg ishte një nga “Top 5” Hebrenjtë me Influencë në Amerikë sipas revistës “Forward”, shkruan Jewishvirtuallibrary.org

Ajo është nënë e dy fëmijëve nga martesa me Dave Goldberg, i ndarë nga jeta 1 maj 2015.