Orban viziton Izraelin: Zero tolerancë ndaj antisemitizmit


Kryeministri hungarez Viktor Orban, një nacionalist, politikat e të cilit kanë ngritur shqetësime mes hebrenjve në vendin e tij, tha në një vizitë në Izrael të enjten se ata duhet të ndjehen të sigurt nën qeverinë e tij.

Në një vizitë reciproke në Izrael, një vit pas pritjes së Kryeministrit Benjamin Netanjahu në Budapest, Orban ripohoi se Hungaria do të tregonte “zero tolerancë” për antisemitizmin.

“Të gjithë qytetarët hebrenj në Hungari janë nën mbrojtjen e qeverisë. Ne jemi krenarë që në Hungari hebrenjtë vetëidentifikohen, që festojnë dhe ruajnë traditën hebraike. Unë garantoj se ata mund të ndihen të sigurt”, deklaroi Orban.

Vitin e kaluar, Orban ngriti shqetësime në bashkësinë hebraike të Hungarisë kur lavdëroi Miklos Horthy, një aleat i Hitlerit dhe përdori një imazh të financuesit amerikan hebre, Xhorxh Soros, në një fushatë reklamash kundër emigracionit. Kongresi Botëror i Hebrenjve vlerëson popullsinë hebre në Hungari në mes 75,000 dhe 100,000 personash.

Netanyahu dhe Orban, të cilët fituan një mandat të tretë në detyrë në prillin e kaluar, kanë gjetur shkak të përbashkët për çështjen e Soros, të lindur në Hungari dhe mbështetjen e tij për organizatat joqeveritare që kanë kritikuar politikat e qeverive të tyre.

Përqafimi i Netanyahut nga Orban ka prodhuar kritika nga politikanët e opozitës izraelite dhe është pritur me habi në Bashkimin Evropian, ku kryeministri hungarez konsiderohet si një kundërshtar.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.