Netanyahu, Borisovit: Bashkëpunim i gjithanshëm me Bullgarinë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov u takua me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu në rezidencën Evksinograd në Varna.


Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov u takua me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu në rezidencën Evksinograd në Varna. Të dy kanë diskutuar zhvillimin e projekteve të transportit dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Unë jam i nderuar që kryeministri bullgar Bojko Borisov filloi këtë samit të rëndësishëm – midis Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Serbisë. Dhe mendoj se bashkëpunimi që Bullgaria ka me vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndihmojë të gjitha vendet në rajon. Kjo do të të ndihmojë ju dhe ne në aspektin e shëndetit, sigurisë kibernetike, teknologjisë së informacionit dhe të gjitha fushat që mund të krijojnë vende pune dhe të çojnë në prosperitet “, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit tha gjithashtu se nesër, kur takohet me kryeministrat e Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë, ai do të përpiqet të ndryshojë “sjelljen hipokrite dhe armiqësore të BE-së ndaj Izraelit”. Vizita e Netanjahut është një ditë para takimit katërpartiak midis Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.