Totenhem-Ajaks, derbi “hebraik” në Champions? Ja përse…

Ajaksi është themeluar në vitin 1907, por historikisht është parë në Holandë si një ekip me “rrënjë hebraike”. Edhe Totenhami, i themeluar në 1882, historikisht ka një mbështetje të madhe nga komunitetet e hebrenjve na Londrën Lindore dhe Veriore



Kur Totenhemi dhe Ajaksi u përballen dje në Londër, dhe sërish do të rindeshen në Amsterdam javën e ardhshme, jo të gjithë e dinë se ai ishte një derbi midis dy ekipeve që konsiderohen si ekipe hebrenjsh, pasi mbështeten masivisht nga hebrenjtë e Anglisë dhe ata të Holandës.

Ajaksi fitoi 1-0 duelin e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve në “Tottenham Hotspur” në Londër, ndërsa kalimi në finale do të zgjidhet në Amsterdam.

Të pranishëm në stadiumin e Totenhemit ishin edhe tifozë izraelitë, ku nuk munguan të shpalosin edhe flamurin e tyre, siç e tregon edhe ky artikull i gazetës izraelite, “Israel Hayom” (Izraeli Sot).

Në fakt, Ajaksi është themeluar në vitin 1907, 112 vjet më parë, por historikisht, Ajaksi është parë në Holandë si një ekip me “rrënjë hebraike”. Ajaksi nuk është zyrtarisht ekip jehudit, por ai pati një imazh hebraik në vitet 1930, kur stadium i tij ishte pranë lagjes së hebrenjve në Amsterdam.

Një nga nofkat e Ajaksit është “de Joden” (Hebrenjtë).

 

Edhe Totenhami, i themeluar 136 vjet më parë (1882), historikisht ka një mbështetje të madhe nga komunitetet e hebrenjve na Londrën Lindore dhe Veriore, madje një të tretat e tifozëve në vitet 1930 ishin hebrenj, ndërkohë që sot mendohet se zënë 5%.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.