Vizitë në Jerusalem e institutit shqiptar, thellohet bashkëpunimi shkencor me Izraelin

Një delegacion i ITSHKSH-së i kryesuar nga drejtori dr. Skender Asani, po qëndron këtyre ditëve në Izrael, për të thelluar bashkëpunimin në disa sfera me interes për të ardhmen e Institutit dhe për avancimin e përgjithshëm të njohurive mbi miqësinë tradicionale shqiptaro-hebraike.


Jerusalem, 8/9 dhjetor 2019 – Një delegacion i drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,  (Maqedonia e Veriut)  i kryesuar nga drejtori dr. Skender Asani, po qëndron këtyre ditëve në Izrael, për të thelluar bashkëpunimin në disa sfera me interes për të ardhmen e Institutit dhe për avancimin e përgjithshëm të njohurive mbi miqësinë tradicionale shqiptaro-hebraike, raporton ‘Koha’.

Karakterin zyrtar të kësaj vizite ia jep pritja që iu bë delegacionit nga ana e Ministrisë së Jashtme Izraelite, konkretisht nga Departamenti për Ballkanin, i udhëhequr nga z. Dan Oryan, i cili është njëherësh edhe ambasador në Shkup, në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik për gjithë Ballkanin. Ai në emër të Qeverisë Izraelite falënderoi Asanin për punën që ka bërë në artikulimin publik të temave e problematikave që kanë të bëjnë me Holokaustit, përmes ekspozitave, projekteve e konferencave të ndryshme shkencore.

ITSHKSH tash më ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Muzeun ‘Yad Vashem’ të Hokalustit në Jerusalem, kurse edhe vizita që iu bë tani nga ana e ekipit të Institutit, është në frymën e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Një fushë mjaft me interes nga ana e ITSHKSH do të jetë edhe veprimtaria filmike, gjegjësisht puna në realizimin e disa filmave dokumentarë me tematikë nga Holokausti dhe solidariteti i popujve të ndryshëm me vuajtjet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët gjithsesi zënë një vend qendror. Për të realizuar këtë veprimtari më me sukses, dr. Skender Asani u takua edhe me Hedva Goldmschmidt, drejtore ekzekutive e Agjencisë Izraelite të Filmit. Në këtë kontekst ishte edhe takimi me shkrimtaren Hava Pinhas-Cohen, drejtoreshë artistike e “Kisufim” – Festival Ndërkombëtar i Shkrimtarëve dhe Poeteve Hebraikë.

Në Jerusalem dhe në mbarë Izraelin ka shumë familje që i kanë mbijetuar Holokaustit, kurse në mesin e tyre janë edhe plot sish që kishin jetuar në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Delegacioni i ITSHKSH u prit me një ngrohtësi të jashtëzakonshme nga këto familjet, të cilat me këtë rast shprehën edhe falënderimin dhe mirënjohjen e tyre të thellë për aktin sublim të sakrificës dhe humanizmit që treguan disa familje shqiptare të Shkupit në shpëtimin e jetës së tyre nga dora e vdekjes naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto takime të ngrohta u përcollën edhe me filmime dhe fotografi të përbashkëta, që u bënë me këtë rast, në shenjë të kujtimit për ditët e vuajtjeve në një kohë tepër të vështirë për hebrenjtë gjatë LDB-së, ku njerëzorja megjithatë ishte treguar më e fuqishëm se sa filozofia shfarosëse naziste.

Sigurisht që edhe këto takime dhe biseda të frytshme me ekspertë të fushave përkatëse, sipas dr. Skender Asanit, do të jenë pjesë e punëve hulumtuese të ITSHKSH, në kuadër të fushëveprimit të Departamentit për studimin e Holokausit, përmes projekteve të radhës.

Ndërsa, në ditën e dytë të qëndrimit në Jerusalem, delegacioni i ITSHKSH, i udhëhequr nga dr. Skender Asani, vizitoi Muzeu i Shtëpisë së Luftëtarëve, i themeluar në vitin 1949 nga një komunitet i të mbijetuarve nga Holokausti. Muzeu mban emrin e Itzhak Katzenelson, një poeti hebre që vdiq në Aushvic. Ky muze iu mundëson vizitorëve një lloj të ri të lidhjes me historinë e Holokaustit, duke u përqendruar në dëshmitë e luftëtarëve.

ITSHKSH-Shkup po i shqyrton mundësitë që në të ardhmen të përdorë përvojat e këtij muzeu në hulumtimet që do të bëhen në kuadër të Departamentit për studimin Holokuastit. Sipas drejtorit Asani, rezistenca e popullit hebraik bashkë me solidaritetin ndërkombëtar që mundësoi të mbijetonin mijëra hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet të hulumtohen nga të gjitha dimensionet, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë një model të shkëlqyer ku do ti mbështesnin përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.