Kompania izraelite AID Genomics i ofron Shqipërisë testimin e Covid-19 në aeroporte

Kompania izraelite AID Genomics i ofron Shqipërisë bashkëpunim në ofrimin e teknologjisë për testimin e COVID-19, me anë të Laboratoreve PCR si dhe Testimit COVID-19 në aeroporte.


Kompania izraelite AID Genomics i ofron Shqipërisë bashkëpunim në ofrimin e teknologjisë për testimin e COVID-19, me anë të Laboratoreve PCR si dhe Testimit COVID-19 në aeroporte.

Propozimi erdhi pas nje takimi virtual ne platformen Zoom midis përfaqësuesve të kompanisë izraelite dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zëvendësministrja Mira Rakacolli dhe znj. Geraldina Prodani, Sekretare e Përgjithshme.

“Sot, u zhvillua nje takim virtual ne platformen Zoom mbi propozimin e kompanisë Izraelite AID Genomics, për bashkëpunim në ofrimin e teknologjisë

për testimin e COVID-19, me anë të Laboratoreve PCR si dhe Testimit COVID-19 në aeroporte. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zëvendësministrja Mira Rakacolli dhe znj. Geraldina Prodani, Sekretare e Përgjithshme.

Takimi u fokusua në prezantimin e kompanisë izraelite, të shërbimeve që ata mund të ofrojnë për Shqipërinë, konkretisht ngritjen e laboratorëve për testimin e COVID-19 në Aeroporte apo lokacione të tjera, metodologjinë e testimit, kohën e marrjes së rezultatit, efektshmërinë e testimit etj”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Izrael.

Sot, u zhvillua nje takim virtual ne platformen Zoom mbi propozimin e kompanisë Izraelite AID Genomics, për bashkëpunim…

Posted by Ambasada Izrael on Wednesday, August 26, 2020

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.