Sinagogat dhe hebrenjtë në Elbasan

Ka shumë gjasa që sinagogat hebraike të kenë ndihmuar romakët të piketonin më pas vijën Egnatia. Ky është supozimi i fundit i disa studiuesve dhe arkeologëve në Elbasan


Ka shumë gjasa që sinagogat hebraike të kenë ndihmuar romakët të piketonin më pas vijën Egnatia. Ky është supozimi i fundit i disa studiuesve dhe arkeologëve në Elbasan. Më vonë  mjaft objekte  kulti të krishtera, ortodokse dhe myslimane u vendosën mbi këto objekte. Gjurmë të tyre hasen edhe sot në Peqin,  Bradashesh, Tebë, Qukës e Polis të Librazhdit etj. “ Ato janë shenjat e para të piketimit të krishtërimit”, shprehet at Marku, prift i kishës “Shën Maria” në lagjen “Kala” në Elbasan. Sinagogat nuk kanë pasur vetëm karakter fetar. Në këto ndërtesa, përveç vendit të faljes, kishte edhe qendra  pushimi, mensa, bujtina, banjo, qendra kulturore etj. Qëllimi i izraelitëve ka qenë që të depërtonin në Perëndim. Ata ishin tregtarë të sprovuar të kohës dhe këto objekte i orientonin ata të lëviznin nga Lindja drejt Perëndimit. Elbasani ka shërbyer si nyje e rëndësishme hebraike. Gjurmë të sinagogave dallohen sot në Tebë në anën Perëndimore të Elbasanit sipër urës së Zaranikës në ullishtë. Por sinagoga më e rëndësishme ka ekzistuar në dalje të Bradasheshit në afërsi të Metalurgjikut. Kjo sinagogë ka pasur përmasa të mëdha. Ndërsa gjurmë të sinagogave që u ndërtuan më vonë hasen ende në lagjen “Kala” dhe në qendër të Elbasanit.

Hebrenjtë në Mesjetë

 Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik,  në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në këtë qytet hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre. Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin Elbasan. Fillimisht mendohet se janë ngulur në lagjen Kala ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani, një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse Shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se  “ ata kishin një sinagogë e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “ Hani i Shehetilës”.  Sipas historianëve dhe arkeologëve hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belësh ndodhet një varr guri i cili mban emrin “ Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon  një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e
Kohët e fundit janë gjendur edhe dy bibla hebraike. Njëra prej tyre i përket vitit 1705 ndërsa tjetra është botuar në vitin 1839. Edhe një kapak prej argjendi mendohet se i përket i përket një libri të rrallë që ndodhej në sinagogën me emrin “Havri i Hebrejve” që ka ekzistuar në qendër të Elbasanit dhe që u rrafshua në vitin 1950 nga sistemi totalitar.  Libri ka qenë mes mjaft të tjerëve që ndodheshin në këtë sinagogë e cila u shkrumbua në vitin 1944 nga gjermanët ashtu si dhe manastiri i Shën Gjon Vladimirit. Bibla hebraike e vitit 1705 është e para e korrektuar nga akademikë, rabinë e njërëz të ditur të kohës dhe është botuar në Amsterdam. Po kështu edhe botimi i vitit 1839  është një bibël krejt e veçantë përsa i përket llojit të saj. Libra të tillë u ruajtën me fanatizëm nga familje të  njohura të lagjes Kala mes të cilave përmenden familja Paparisto, Papamihali, Kamami, Moisiu etj. Në mjaft familje në këtë lagje kryhej një rit i veçantë siç ishte falja e bukës. Edhe vulat e bukës së pashkëve ishin pjesë e ritit hebraik i cili ka ekzistuar me shekuj në lagjen Kala. Në këtë lagje ndodhen edhe objekte hebraike dhe një numër i madh sinagogash të cilat më vonë u zëvendësuan me objekte të tjera fetare. Madje edhe në ditët e sotme, ndodhet ende një sinagogë në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Për një të tillë do të kryhen gërmime edhe në qendër të qytetit të Elbasanit aty ku aktualisht është zbuluar bazilika dhe mozaiku paleokristian.

Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore

Gjatë luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhkjetra familje hebrenjsh. Mes familjeve që strehuan Hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri, etj. Ajo çfarë mahnit sot gjithë studiuesit ënë e kënd botës është fakti se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që u tregua bujar e mikpritës i Hebrenjve edhe pse ishte një vend mysliman. Edhe në Elbasan, mjaft familje myslimane strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. E tillë ka qenë familja e Jonuz Domit dhe të tjerave në qytet. Por i jashtëzakonshëm është rasti i familjes së Mefail Biçakut nga Qarrishta e Librazhdit i cili strehoi 26 hebrenj përgjatë viteve të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, pra në stuhinë nazistë të vitit 1943-44. Banori dhe koleksionisti i lagjes Kala, Vangjel Kapedani shprehet se “gjatë Luftës së Dytë Botërore  në Elbasan u strehuan rreth 30 familje hebrenjsh”. Banorët e lagjes Kala panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët.  Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së Luftës hebrenjtë kanë qëndruar brënda katër mureve të shtëpive që i strehonin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan elbasanllinjtë me viza, bursa studimi etj. Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.