Deutsche Bank zgjedh teknologjinë izraelite për të menaxhuar 700 mld usd asete

Skyline AI përdor teknologji “machine learning” për të analizuar të dhënat nga më shumë se 130 burime

DWS Group GmbH & Co. KGaA, krahu i menaxhimit të aseteve të Deutsche Bank AG, njoftoi se do të fillojë përdorimin e teknologjisë nga startapi Skyline AI Ltd. i pasurive të paluajtshme me qendër në Ney York, për të menaxhuar investimet e saj të pasurive të patundshme.

DWS ka asete me vlerë rreth 700 miliardë euro nën menaxhim.

Skyline AI përdor teknologji “machine learning” për të analizuar të dhënat nga më shumë se 130 burime dhe për të gjetur marrëveshje fitimprurëse të pasurive të paluajtshme nëpërmjet parametrave faktorë duke përfshirë gjendjen e aseteve, cilësinë e menaxhimit dhe qasjen në objektet publike.

(Në foto themluesit: Or Hiltch, Iri Amirav, Amir Leitersdorf dhe Guy Zipori)

Kompania u themelua në vitin 2017 nga katër sipërmarrës izraelitë, të cilët më parë kanë themeluar startapin e video content, StreamRail Ltd., të blerë nga kompania izraelite e softuerëve dhe monetizimit,  IronSource Ltd. në vitin 2016.

Kompania ka grumbulluar deri tani 21 milionë dollarë nga investitorët, përfshirë Sequoia Capital Israel dhe TLV Partners .

Publikuar nga Izraeli Sot – izraelisot.com

Gëzuar Pesah 2019! Sot fillon festa më e rëndësishme hebraike

Pesah 2019 fillon mbremjen e së premtes, më 19 prill, dhe përfundon mbrëmjen e së shtunës, 27 prill.

INTERVISTA

Ambasadori Rodkin: Marrëdhëniet e Izraelit me Shqipërinë janë të forta

Intervistë e ambasadorit izraelit, Boaz Rodkin, dhënë kryeredaktorit të “Albanian Daily News”, Genc Mlloja

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.