Shqipëria, Italia dhe Izraeli prezantojnë Talmudin në OKB
Organizatorë të aktivitetit në Kombet e Bashkuara ishin një vend me shumicë katolike, një hebraike dhe një myslimane
Një ceremoni speciale u zhvillua në sallën e konferencave të Kombeve të Bashkuara, të bashkëorganizuar nga Italia, Shqipëria dhe Izraeli.
Aktiviteti i organizuar, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (30 shtator), kishte te bënte me projektin e përkthimit në gjuhën italiane të Talmudit, biblës hebraike, të nisur pesë vjet më para.
Sipas gazetës “The Times of Israel”, zgjedhje e këtyre vendeve organizatore nuk ishte e rastësishme.
“Me fjalë të tjera, ishte një vend me shumicë katolike (Italia), një vend shumicë hebraike (Izraeli) dhe një vend shumicë myslimane (Shqipëria) u bashkuan në forumin më të shquar ndërkombëtar në botë për të festuar një përpjekje të qeverisë (italine) për të përkthyer një tekst fetar hebre.
Pesë shekuj më parë, Talmudi u dogj në një shesh publik në Romë. Tetëdhjetë vjet më parë qeveria italiane u bashkua me nazistët. Sot, qeveria po shpenzon miliona dollarë për t’u siguruar që italianët të mund ta lexojnë Talmudin në gjuhën e tyre amtare.
Në një shenjë tjetër se si kanë ndryshuar kohët, tre përfaqësuesit diplomatikë të ngjarjes, si dhe shefi ekzekutiv i projektit, ishin të gjitha gra. Pothuajse të gjithë njerëzit e cituar në Talmud janë burra.
Shqipëria, ku flitet gjerësisht në Italisht, gëzon lidhje të mira me Izraelin dhe krenohet me rekordin e saj për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
“Projektet si përkthimi i Talmudit babilonas hapin një linjë të re në dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, duke sjellë shpresë dhe mirëkuptim mes njerëzve, mjetet e duhura për të kundërshtuar paragjykimet, të menduarit stereotipik dhe diskriminimin”, tha ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare në këtë ngjarje. “Duke vepruar kështu, ne mendojmë që ne forcojmë traditat tona shoqërore, paqen dhe stabilitetin – dhe ne gjithashtu kundërveprojmë tendenca ekstremiste të dhunshme”.
Projekti, i filluar nga qeveria italiane në vitin 2011, kushton 12.7 milionë dollarë dhe përfshin një ekip prej 90 hulumtuesish dhe përkthyesish. Traktati i parë ose vëllimi i Talmudit u përfundua në 2016, dhe dy prej tyre që nga ajo kohë janë përfunduar. Projekti përdor një softuer përkthimi të quajtur Traduco, i cili sugjeron përkthime të sakta nga aramaishtja origjinale e Talmudit në italisht.
/Izraeli Sot/