Izrael-Shqiperi, marrëveshje të përbashkëta bashkepunimi

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Shqipërisë janë duke njohur një fazë intensive bashkëpunimi mes dy vendeve.


Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Shqipërisë janë duke njohur një fazë intensive bashkëpunimi mes dy vendeve.

Të paktën nëntë marrëveshje shumëplanëshe janë firmosur nga qeveritë e dy vendeve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Marrëveshja e parë daton, më 28 nëntor 1993 në qeverinë “Meksi” të Partisë Demokratike: “Marrëveshje midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe qeverisë të Republikës së Shqipërisë në kooperimin në fushat e kulturës, edukimit dhe shkencës”.

Tre vjet më vonë, më 29 janar 1996, qeveritë e dy vendeve nënshkruan  “Marrëveshjen midis qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Izraelit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve”.

Edhe Qeveria e Partisë Socialiste vazhdoi të njëjtën frymë bashkëpunimi me Shtetin e Izraelit. Më 8 janar 2001 u nënshkruan katër marrëveshje.

“Marrëveshje midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe qeverisë të Republikës së Shqipërisë në kooperimin në fushën e bujqësisë”;

“Marrëveshje midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe qeverisë të Republikës së Shqipërisë në fushën e karantinës dhe mbrojtjen e planteve”;

“Marrëveshje midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe qeverisë të Republikës së Shqipërisë në kooperimin ekonomik dhe tregtar”;

“Marrëveshje në kooperimin në fushën e mjekësisë veterinare midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe qeverisë të Republikës së Shqipërisë”;

Më 11 maj 2006 u nënshkrua “Marrëveshja e shërbimit ajror midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Marrëveshja e radhës midis dy vendeve është firmosur, më 22 nëntor 2007: “Marrëveshja e shërbimit ajror midis qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e vizave të mbajtësve të pasaportave të shërbimit diplomatik dhe pasaportave kombëtare”.

Marrëveshjet kanë pasur një impakt të menjëhershëm pozitiv dhe zhvillimor në importimin e teknologjisë të fjalës së fundit, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, investime direkte nga Izraeli, një vend lider botëror në agrikulturë.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.