94 vjeç, por izraeliti Walter Bingham hidhet nga 3600 metra

Ai u bë hebreu më i vjetër në moshë që bën zhytje në qiell dhe dëshiron ta bëjë atë kur të mbushë 100.

Një britaniko-izraelit, i cili po i afrohet ditëlindjes së tij të 95-të, sapo është bërë izraeliti më i vjetër në moshë që bën zhytje në qiell (skydive), dhe ai thotë se dëshiron ta bëjë atë përsëri kur të mbushë 100.

Walter Bingham, i lindur në Republikën e Weimarit në vitin 1924, u hodh nga qielli mbi Izraelin e veriut nga një avion me një motor javën e kaluar si një “trajtim” për ditëlinjen e tij të 94-t. Ai do të jetë 95 vjeç në janar 2009.

Ai u hodh nga aeroplani një lartësi prej 13 mijë këmbësh, ose rreth 3693 metra lartësi, i shoqëruar nga instruktori i tij, duke qenë i veshur me një këmishë me mëngë të shkurtra.

Fluturimi i ofroi pamje të qyteteve të Haifas dhe Akos, përpara se ata të uleshin në tokë.

A do të dëshironte ta bënte ai sërish? “Po, me dëshirën e Zotit, për ditëlindjen time të 100-të. Dhe kjo nuk është një shaka”, citohet Bingham nga portali Jewish News me qendër në Britani.

/Izraeli Sot/



 

Lexo më shumë

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët