Israel Aerospace Industries, kontratë 550 mln dollarëshe me vendin aziatik

IAI nuk e publikoi emrin e vendit të interesuar, por besohet të jetë India

Israel Aerospace Industries (IAI)  bëri të ditu se kishte nënshkruar një kontratë me vlerë 550 milionë dollarë për ushtrinë e një vendi aziatik për të siguruar sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Sky Capture”.

IAI nuk e publikoi  emrin e vendit të interesuar, por besohet të jetë India, shkruan gazeta izraelite “Globes”.

Kontrata do të kryhet gjatë katër viteve, gjatë së cilës IAI do të dorëzojë sistemin “Sky Capture” dhe do ta lidhë atë me sistemin e armëve lokale.

India ka nënshkruar disa kontrata të mëdha me kompanitë e mbrojtjes izraelite në të kaluarën.

Vetëm javën e kaluar, IAI nënshkroi një marrëveshje të madhe për të furnizuar versionin detar të sistemit Barak 8 për mbrojtjen e raketave dhe ajrit në marinën indiane.

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët