Presidenti i ri i Brazilit: Zhvendosim ambasadën në Jeruzalem

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro: Izraeli është një shtet sovran dhe ne e respektojmë atë.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha të enjten se ai synon të lëvizë ambasadën e vendit nga Tel Avivi në Jeruzalem, siç premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore.

“Siç thashë gjatë fushatës zgjedhore, ne synojmë të lëvizim ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem,” theksoi Bolsonaro nëpërmjet llogarisë zyrtare të Twitter, duke shtuar, “Izraeli është një shtet sovran dhe ne e respektojmë atë.”