Netanyahu takon kryeministren e Rumanisë: Të rrisim investimet midis dy vendeve

Kryeministri i Izraelit ndodhet në Varna të Bullgarisë ku merr pjesë në Forumin e Krajovës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua me kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancila, gjatë qëndrimit të tij në Varna të Bullgarisë, atje ku po merr pjesë në Forumin e Krajovës (Craiova Forum).

“U takova me Kryeministren rumune Viorica Dancila në kuadër të pjesëmarrjes sime në Forumin e Krajovës, ku unë u ftova si një mysafir nderi. Ne diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Rumanisë dhe mënyrat për të rritur tregtinë dhe investimet midis dy vendeve tona”, shkruan kryeministri izraelit në faqen e tij në Facebook.

Në Forumin e Krajovës marrin pjesë edhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.