Izraeli mposhtet në Gllazgou, Skocia e mbyll e para

Izraelitët humbasin 3-2, edhe pse shënuan të parët me Kayal. Zahavi shkurtoi diferencën

Izraeli luftoi fort në Gllazgou, por humbi 3-2 Skocinë në ndeshjen që vendoste vendin e parë në grupin 1 të ligës C.

Izraeli kaloi i pari në avantazh me anë të Beram Kayal në minutën e 9-të, por Xhejms Forrest shënoi tre gola rresht për Skocinë: 34’, 43’ dhe 64’, duke i çuar shifrat në 3-1.

Eren Zahavi shkurtoi diferencën në të 75’ në 3-2, por skuadra e drejtuar nga Andi Hercog  nuk mundi të shënojë dot golin e barazimit që do të ishte i mjaftueshëm për vendin e parë.

Përfundimisht, Skocia e mbylli grupin me 9 pikë, duke u ngjitur në Ligën B dhe luajtur në ndeshjet play-off për një vend në Euro 2020.

Izraeli i dyti me 6 pikë dhe Shqipëria, e treta dhe e fundit, me 3 pikë.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj