Dr. Moshe Kantor nderon Papa Françeskun me çmimin “Vizioni i Artë”

Dr. Moshe Kantor, Presidenti i Fondacionit Botëror të Forumit të Holokaustit dhe Kongresit Evropian Hebre, i dorëzoi Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan çmimin “The Golden Vision 2020” si një shenjë vlerësimi për mesazhin e tij të vëllazërimit midis hebrenjve dhe të krishterëve.“The Golden Vision” është çmimi më i lartë i Kongresit Evropian Hebre që u akordohet çdo vit dy personaliteteve – një hebre, dhe një jo hebre – për kontributin e tyre të shquar intelektual në një botë më gjithëpërfshirëse, ku antisemitizmi nuk tolerohet.


Në një takim privat me Papa Françeskun në Vatikan sot, Dr. Moshe Kantor, Presidenti i Fondacionit Botëror të Forumit të Holokaustit (World Holocaust Forum Foundation) dhe Kongresit Evropian Hebre (European Jewish Congress), diskutuan mbi fokusin e ardhshëm të Forumit Botëor të Holokaustit mbi çështjet etike dhe morale të ditës, të tilla si rritja e ekstremizmit dhe manifestime të urrejtjes, refugjatëve, arsimimit dhe pabarazisë globale.

“Ne besojmë fuqimisht në nevojën për të përqendruar gjithashtu Forumet e ardhshme të Holokaustit Botëror në adresimin e sfidave morale dhe etike më të ngutshme të kohës sonë dhe për të zhvilluar praktika më të mira të cilat mund të ndihmojnë në formimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzimin”, tha Dr. Kantor. “Këto janë të gjitha çështjet komplekse që kërkojnë diskutime të thella nga udhëheqësit botërorë, formusit e opinioneve dhe përfaqësuesit nga bota e fesë, moralit dhe etikës.”

Papa Françesku mbështeti idenë që Forumet e ardhshme të Holokaustit Botëror t’i kushtohen sfidave morale dhe etike, veçanërisht për shkak të nevojës për të mbrojtur gjeneratat e reja nga ideologjia ekstremiste.

Dr. Kantor falënderoi Papën për përkushtimin e tij të fortë për të ruajtur kujtesën e Holokaustit, dhe për të luftuar ringjalljen bashkëkohore të antisemitizmit, dhe për dërgimin e një delegacioni të udhëhequr nga Kardinal Koch, për të përfaqësuar Selinë e Shenjtë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit në Yad Vashem, në Jeruzalem .

Muajin e kaluar, në Jeruzalem u zhvillua Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror, me pjesëmarrjen e 48 krerëve të shteteve dhe liderëve botërorë në një ngjarje unike me titull “Kujtimi i Holokaustit, Luftimi i Antisemitizmit”, organizuar nga Fondacioni Botëror i Holokaustit në bashkëpunim me Yad Vashem, nën kujdesin e Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

“Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror mund të shërbejë si një plan i rëndësishëm për mënyrën e krijimit të një impulsi ndërkombëtar për një çështje të veçantë me rëndësi globale,” vazhdoi Dr. Kantor. “Shpresojmë se uniteti dhe përvoja kolektive e ndjerë në Forum do të jetë një burim frymëzimi për udhëheqësit botërorë që të marrin këto çështje për të mirën e gjithë njerëzimit.”

Në takim, Dr. Kantor i akordoi Papa Françeskut çmimin “The Golden Vision 2020” (Vizioni i Artë të vitit 2020), si një shenjë vlerësimi për mesazhin e tij të vëllazërimit midis hebrenjve dhe të krishterëve që është një dëshmi e gjallë e dashurisë dhe besimit në të ardhmen e njerëzimit, dhe përkushtimin e tij pandërprerë për gjeneratat e reja dhe promovimi i zgjidhjeve për sfidat morale dhe etike të kohës sonë.

“The Golden Vision” është çmimi më i lartë i Kongresit Evropian Hebre që u dhurohet çdo vit dy personaliteteve – një hebre, dhe një jo hebre – për kontributin e tyre të shquar intelektual në një botë më gjithëpërfshirëse, ku antisemitizmi nuk tolerohet.

 

Burimi: EJC

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.