Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu në UNESCO: Ja pse historia e Kosovës është e ngjashme me atë të Izraelit

Prof.Dr.Arsim Gerxhaliu, mjeku i njohur ligjor kosovar, njëherësh drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, “Forensic Institut”, mori pjesë si i ftuar zyrtar i shtetit të Izraelit dhe ligjërues në Konferencën e 13-të Botërore të “Bioethics” të organizuar nga UNESCO


Prof.Dr.Arsim Gerxhaliu, mjeku i njohur ligjor kosovar, njëherësh drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, “Forensic Institut”, mori pjesë si i ftuar zyrtar i shtetit të Izraelit dhe ligjërues në Konferencën e 13-të Botërore të “Bioethics” të organizuar nga UNESCO, me tematikë kryesore “Bioetika, Etika Mjekësore dhe Ligji i Shëndetit”, të zhvilluar në një nga sallat e Hotel “Ramada” në Jerusalem, Izrael, në datat 27-29 nëntor 2018.

Gërxhaliu mbajti fjalën e tij (siç shihet edhe në foto), më 28 nëntor 2018, me tematikë: “Personat e Humbur – e Drejta e Familjeve për të Njohur Fatin e të Afërmeve të tyre”. Një fjalë që u prit me shumë interes nga të pranishmit e shumtë në sallën 2 të ambientit ku u zhvillua konferenca.

Në prezantimin zyrtar, që organizatorët e konferencës kishin realizuar, është edhe një informacion mbi punimin e Arsim Gërxhaliut dhe Vjollca Kroqi-Gerxhaliut nga “Forensic Institut”, Kosovë.

“Historia e Kosovës nuk ka shumë ndryshme nga ajo e Ballkanit. Është e njohur që, Ballkani është një pjesë e vogël e Europës, i cili është ndarë në shumë vende. Ngjashmëritë midis Ballkanit (është një kombinim i dy fjalëve ‘Bal’ dhe “Kan’, që do të thotë Mjaltë dhe Gjak), Gadishullit dhe Kosovë, vjen si rezultat i luftërave të përhershme në 600 vitet e fundit. Si rezultat i luftës në Kosovë gjatë 1998-1999 rreth 170 mijë shqiptarë u pushuan nga puna, rreth 250 mijë u larguan nga Kosova dhe mbi 20 mijë kosovarë u arrestuan dhe u akuzuan. Kur lufta mbaroi ishin më shumë se 6500 persona të humbur. Deri më sot, 1658 persona nuk janë gjetur, fati i të cilëve nuk dihet”, thuhet në prezantimin e punimit Arsim Gërxhaliut.

Dr.Gërxhaliu e shfrytëzoi ftesën në Izrael për të vizituar edhe murin më të famshëm në Izrael dhe një ndër më të njohurit në botë: “Murin Perëndimor” në Jerusalem, apo “HaKotel HaMaaravi” siç njihet në hebraisht.

Dhe sigurisht nuk mungoi edhe gjesti i formimit të Shqiponjës me një nga rabinët që i shoqëronte, foto këto të publikuara nga faqja më e re Izraeli ne Kosove.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.