Dr. Arsim Gërxhaliu, fjalim në Konferencën e 13-të Botërore të UNESCO në Izrael

Mjeku i njohur ligjor kosovar mori pjesë si i ftuar zyrtar i shtetit të Izraelit dhe ligjërues në Konferencën e 13-të Botërore të “Bioethics” të organizuar nga UNESCO në Jerusalem.

Prof.Dr.Arsim Gerxhaliu, mjeku i njohur ligjor kosovar, njëherësh drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, “Forensic Institut”, mori pjesë si i ftuar zyrtar i shtetit të Izraelit dhe ligjërues në Konferencën e 13-të Botërore të “Bioethics” të organizuar nga UNESCO, me tematikë kryesore “Bioetika, Etika Mjekësore dhe Ligji i Shëndetit”, të zhvilluar në një nga sallat e Hotel “Ramada” në Jerusalem, Izrael, në datat 27-29 nëntor 2018.

Gërxhaliu mbajti fjalën e tij (siç shihet edhe në foto), më 28 nëntor 2018, me tematikë: “Personat e Humbur – e Drejta e Familjeve për të Njohur Fatin e të Afërmeve të tyre”. Një fjalë që u prit me shumë interes nga të pranishmit e shumtë në sallën 2 të ambientit ku u zhvillua konferenca.

Në prezantimin zyrtar, që organizatorët e konferencës kishin realizuar, është edhe një informacion mbi punimin e Arsim Gërxhaliut dhe Vjollca Kroqi-Gerxhaliut nga “Forensic Institut”, Kosovë.

“Historia e Kosovës nuk ka shumë ndryshme nga ajo e Ballkanit. Është e njohur që, Ballkani është një pjesë e vogël e Europës, i cili është ndarë në shumë vende. Ngjashmëritë midis Ballkanit (është një kombinim i dy fjalëve ‘Bal’ dhe “Kan’, që do të thotë Mjaltë dhe Gjak), Gadishullit dhe Kosovë, vjen si rezultat i luftërave të përhershme në 600 vitet e fundit. Si rezultat i luftës në Kosovë gjatë 1998-1999 rreth 170 mijë shqiptarë u pushuan nga puna, rreth 250 mijë u larguan nga Kosova dhe mbi 20 mijë kosovarë u arrestuan dhe u akuzuan. Kur lufta mbaroi ishin më shumë se 6500 persona të humbur. Deri më sot, 1658 persona nuk janë gjetur, fati i të cilëve nuk dihet”, thuhet në prezantimin e punimit Arsim Gërxhaliut.

Dr.Gërxhaliu e shfrytëzoi ftesën në Izrael për të vizituar edhe murin më të famshëm në Izrael dhe një ndër më të njohurit në botë: “Murin Perëndimor” në Jerusalem, apo “HaKotel HaMaaravi” siç njihet në hebraisht.

Dhe sigurisht nuk mungoi edhe gjesti i formimit të Shqiponjës me një nga rabinët që i shoqëronte, foto këto të publikuara nga faqja më e re Izraeli ne Kosove.

 

Gëzuar Pesah 2019! Sot fillon festa më e rëndësishme hebraike

Pesah 2019 fillon mbremjen e së premtes, më 19 prill, dhe përfundon mbrëmjen e së shtunës, 27 prill.

INTERVISTA

Ambasadori Rodkin: Marrëdhëniet e Izraelit me Shqipërinë janë të forta

Intervistë e ambasadorit izraelit, Boaz Rodkin, dhënë kryeredaktorit të “Albanian Daily News”, Genc Mlloja

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.