Universiteti i Gjakovës i jep titullin “Doctor Honoris Causa” ish-Kongresmenit amerikano-hebre, Tom Lantos

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” merr vendimin për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish Kongresistin amerikan z. Thomas Peter ‘Tom’ Lantos


Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur më datë 17 korrik 2020, mori vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish Kongresistin amerikan z. Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, më motivacionin: “Për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

Universiteti i Gjakovës, iu përgjigj pozitivisht iniciativës së filluar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, që u përkrah edhe prej institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, Kosovo Jewish Organization, komunitetit hebre në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.

Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980 deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës“, tha në arsytimin e vendimit para Senatit, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr Artan Nimani.

Tom Lantos, i lindur Tamás Péter Lantos, ishte nga hebrenjtë e Hungarisë. Në moshën 16-vjeçare, duke qene hebre, u arrestua ne mars 1944, dhe u detyrua te punonte ne kampet e punes, per nje vit. Ne vitin 1949 shkoi ne SHBA.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.