Familja Arditi, dokumentat në dosje, hebrenjtë dhe Shkodra!

Në Shqipëri është një histori e jashtëzakonshme e trajtimit në mënyrë të mirë dhe mbrojtëse të familjeve dhe individëve me origjinë hebreje. Është një histori që na nderon në sy të botës së qytetëruar


Nga Besi BEKTESHI

Vetëm një familje me origjinë të qartë dhe të plotë hebreje është burgosur, internuar dhe shfarosur në vitin 1944 në Dakau dhe kjo është familja Arditi. Padyshim që në Shqipëri është një histori e jashtëzakonshme e trajtimit në mënyrë të mirë dhe mbrojtëse të familjeve dhe individëve me origjinë hebreje. Është një histori që na nderon në sy të botës së qytetëruar, dhe na fut në popujt më të qartë në jetën e kulturuar dhe të shpirtit tolerant dhe bashkëpunues për mirë në multikulturalizëm, por në mënyrë të veçantë në konceptin racor të këtij elementi. Duke u kthyer te familja Arditi, më duhet t’u shtoj fakteve për këtë familje edhe të dhënat e marra dhe të dala për herë të parë tashmë në gazetën “SOT”, nga “Komiteti i Veteranëve” i kohës, i cili i konsideron dëshmorë dhe viktima të luftës dhe tregon dhe momentin e tyre fatkeq në vitin 1944. Polemikave mbi këtë familje në fakt, që në fillim mund t’i përgjigjem me të vërtetën se ajo pjesë e origjinarëve hebre që mbeti në Shqipëri, u trajtua mirë nga shteti dhe shoqëria e kohës. Por polemikat e vetme nuk janë ndonjë gjë dhe njërin prej pinjollëve të kësaj familjeje e kam pasur dhe inxhinier elektrik dikur në fillimet e punës time në rini. Ai trajtohej shumë mirë. Polemikat kanë nisur nëse është dorëzuar, spiunuar apo jo kjo familje nga qytetarët? E kjo është një polemikë jo vetëm e kotë, por dhe cinike nëqoftëse kemi parasysh se nuk ka kurrfarë të dhëne mbi armiqësitë që kjo familje mund të kishte pasur në rrugën “Badra”, ku kanë banuar. Jo vetëm kjo, por edhe dashamirësie e jashtëzakonshme në një jetë të kaluar pa probleme.

Në dokumentat e veteranëve, të cilët përcaktonin edhe dëshmorët, heronjtë, të internuarit, të burgosurit, të vrarët, është dosja e posaçme të njerëzve të internuar në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe pastaj në Dakao, Berlin dhe Buhenvald, Mathausen etj. Padyshim që ka firmat dhe vulat e Hys Zajës dhe Jup Troshanit, dhe normalisht që unë vetë personalisht di qartë dhe mirë këtë histori internimesh nga gjermanët në vitin 1944, sepse dhe babai im ishte një prej të internuarve të tyre, por i shpëtuar gjallë për fat. Në këtë dosje të posaçme flitet me rradhën e vendosur prej tyre për Dario Zhak Arditi i lindur 1917, i arrestuar në dhjetor 1943 dhe burgosur në Shkodër, por pastaj është çuar në kampin e Prishtinës në maj 1944. Pastaj mbas dhjetë ditësh është dërguar në kampin e shfarosjes në Dakau në Gjermani ku është eleminuar, ose vrarë me gaz. Më pas vijnë po kështu emri e Leon Zhak Arditi i vitit 1943, po ashtu i arrestuar në dhjetor dhe internuar në maj 1944 me po të njëjtin fat. Vjen pastaj Luka Zhak Arditi i datëlindjes 1890-të, me po të njëjtin fat, pastaj Luçie Zhak Arditi e vitit 1910 dhe në fund Ugo Zhak Arditi i vitit 1927, që mbyll tragjedinë e një familje hebreje në Shkodër. Të gjithë kanë vdekur në Dakao ku u vra apo vdiq dhe Zyhdi Muhemet Repishti, i cili u torturua në burgun e Gestapos në Shkodër dhe i ra fati i zi të vdiste dhe ai në Dakao, por mbasi kishte qenë në Mathauzen. I vetmi që shpëtoi nga kjo familje ishte djali i madh Mosi. Ai ishte dhe vazhdoi si një farmacist i nderuar dhe i respektuar. Polemikat mbi zhdukjen e një familjeje shkojnë në drejtimin se “ja pra që është zhdukur një familje” dhe padyshim që familja është zhdukur në këtë mënyrë të sipërtreguar, por…!? Por nuk ka kurrfarë të dhëne se kjo familje nuk u mbrojt apo se u shit në atë kohë. Nuk ka,

dhe për më tepër dihet qartë se përpara tyre italianët i kishin të skeduar se kush ishin dhe çfarë bënin apo ku banonin. Për më tepër se me ardhjen e gjermanëve dokumentacioni i kuesturës ra në dorë të tyre. Një nga nuset e familjes dhe sidomos ajo e quajtur Sara, apo pikërisht e shoqja e inxhinierit, duke marrë pjesë në polemika falenderon popullin e Shkodrës për respektin dhe trajtimin ndaj familjes Arditi. Ajo tregon se familja është arrestuar menjëherë në rrugën “Badra” dhe “shpëtoi” vetëm Zhaku i cili ishte në farmacinë e familjes. Ai merr vesh se janë marrë nga gjermanët dhe gestapo dhe vrapon për ti shpëtuar, por arrestohet për vete. Në fakt, Sara tregon se ai kthehet gjallë nga Prishtina, por as që bëhet fjalë se gjen gjallë më gruan dhe fëmijët e deportuar. Janë disa shqiptarë që janë kthyer gjallë dhe në këtë vijë ishte dikur dhe babai im, duke më treguar dhe atë pak që dinte mbi historinë e dhimbshme të farmacistit hebre. Por në fakt, ajo, pra Sara, tregon se kësaj familjeje nga disa familje shkodrane “ju është lutur për ndihmë”, pra për ti fshehur dhe vetëm mos pranimi në ardhjen e gjermanëve, ka sjellë dhe pastaj arrestimin e tyre dhe vrasjen në kampet e përqendrimit. E kjo duket qartë dhe në atë çfarë shprehet edhe në cilësimet komiteti veteranëve. Dario është shpallur dëshmor dhe të tjerët viktima, por unë kam dosjen e kohës së “diktaturës” që deklarojnë “qëndrimin e mirë politik të tyre”.

Gjithashtu janë faktet e qarta të “fshehjes” së qytetarëve të tjerë me origjinë hebreje të cilët ose u fshehën, ose u “kthyen” në myslimanë, për ti shpëtuar rrezikut të raprezaljes së gestapos. Kurse familja Arditi ishte qartësisht e dukshme, si me biznesin dhe me shtëpinë dhe lëvizjet në kohën kur rreziku i deportimit nga gjermanët ishte i madh. Në dokumentacionin e tashmë dalë për publikun, janë pikërisht këto anëtarët të familjes Arditi, por së bashku me to janë dhe Alush Shefqet Dibra i vrarë në Dakau, Ahmet Muho Cungu i çuar në Hamburg dhe çliruar nga amerikanët. Gjergj Shkurtaj, i internuar në Frankfurt dhe liruar nga amerikanët. Luigj Simon Sula i vrarë me gaz në Dakau. Po ashtu dhe Mirash Pal Biba, i vrarë në Gjermani, por pa u caktuar mirë vendi. Ndrec Shtjefen Shtjefni, i kapur dhe internuar në Lingen dhe i liruar nga aleatët. Pashuk Simon Gjeravina, i internuar në Hylz dhe i liruar nga aleatët. Po në Hylze është internuar dhe Pashuk Simon Hila, i kthyer mbas lirimit nga aleatët dhe mbas tij Rrok Ndue Lazri i interuar në Zigen, pastaj Rifat Murat Laçej i internuar në Hamburg VII-A dhe i liruar nga amerikanët. Mbas tyre vjen Selim Beqir Golemi i internuar në Laipzig dhe aty është vrarë i pushkatuar. I fundit është Vehbi Sait Ramadani i internuar në Mathhauzen dhe Ervil në Francë dhe i ardhur gjallë në Shqipëri në 7-3-1945.

I shtova dhe këta persona, të cilët as nuk janë hebrenj dhe nuk janë kursyer nga gjermanët në mënyrë të qartë dhe për të thënë se normalisht që janë deportuar në të njëjtën kohë me familjen Arditi dhe pothuaj kanë bërë të njëjtën rrugë. Historitë e larta të ndihmës, mbrojtjes dhe daljes zot nga shqiptarët të hebrenjve në Shqipëri, nuk mund të sfumohen nga tragjedia e një familje hebreje, e cila kishte fatin e keq të mos merrte masat për tu mbrojtur në kushtet e një raprezaljeje në majin e vitit 1944. Por respekti dhe vazhdueshmëria e fatit të mirë të djalit të madh Mosi, tregojnë dhe momentin e madh të një populli që nuk ishte dakord me asnjë lloj gjenocidi, dhe me asnjë lloj hakmarrje raciale dhe sidomos me habrenjtë. Ka dhe në Shkodër të tjerë me origjinë të tillë, dhe padyshim dhe kjo tregon se momenti ka qenë fatal për familjen Arditi. Gjithsesi, dokumentat vërtetojnë se familja që pasoi dhe mbijetoi, nuk u persekutua, por nuk doli asgjë në fakt që të tregonte dhe “spiunimin” e tyre. Përndryshe diktatura do të kishte përdorur këtë element jo kaq shumë për “çështjen hebre”, se sa për të evidentuar njerëzit kundra tyre. Arrestimet e deportimet e shumë shqiptarëve vërtetë u bënë me disa bashkëpunëtorë për në Prishtinë, por kryesoret ishte dokumentat në Kuestura, me emrat dhe mbiemrat e komunistëve dhe nacionalistëve me drejtim të majtë, por dhe me origjinarë hebre në Shkodër dhe biles dhe Tiranë. Ishin këto dokumenta që sollën dhe tragjedinë e familjes Arditi. / Gazeta Sot

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.